Shkurt.ch
E zë gjumi para semaforit!
I dehur tapë, një shofer makine në kantonin e St. Gallenit ishte ndalur para semaforit kur i ishte ndezur drita e kuqe. Por edhe kur ndërkohë ndizet drita e gjelbër, shoferi nuk lëviz nga vendi. Atë, thjeshtë e kishte zënë gjumi, të cilin ia nxorën policët kur e sollën në vete.
Shoferit të përgjumshëm 56 vjeçar i është marrë menjëherë leja e vozitjes.
Skena me veturën e ndalur pak si gjatë para semaforit, e kishin vënë re pjesëmarrësit tjerë në trafik dhe ata kishin lajmëruar policët, bën të ditur Policia Kantonale e St. Gallenit.
Pas kontrollimit u pa se i fjeturi kishte më shumë alkool në gjak se sa lejohet në komunikacion. Për këtë arsye atij i është dashur të dorëzonte lejen e vozitjes.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Çeki
Koncert i muzikës shqiptare në Ústí nad Labem Ambasada e Kosovës në Pragë sjell një mbrëmje artistike në kuadër të Muajit të Gjuhës dhe... -
Itali
Aksident fatal për 10-vjeçarin shqiptar në Itali -
Suedi
Në Stokholm promovohet libri “Zogj të harruar dhe tregime të tjera” në shënim të Epopesë së UÇK-së -
“Dita e Gruas dhe Demokracia”, art dhe debat për 8 Marsin, Ditën e Gruas -
Nxënësit e Shkollës Shqipe e madhështojnë Akademinë solemne për Adem Demaçin
Jeta në Austri
-
Vjenë: Ndryshim i rregullave të parkingut, ministria del me njoftim Në Vjenë, monitorimi i hapësirave të parkimit do të rirregullohet – në të ardhmen, përgjegjës do... -
Ortopedi shqiptar Dr.Leonard Ndue, në shërbim të mijëra pacientëve në Vjenë -
Martesat dhe divorcet shënuan rënie në Austri gjatë vitit 2025 -
Austri
Nuk u vlerësua nga juria, por kënga e Sidrit Vokshit bëhet hit ne Austri -
Vjena rrit ndihmën për të pastrehët gjatë stuhisë dimërore













