Shkurt.ch
E zë gjumi me këmbën në pedalen e gazit
Një shofer 48 vjeçar në Gjermani duket se kishte pirë ndonjë gotë më tepër se që duhet. Në këtë gjendje atë e kishte zënë gjumi, një gjë që nuk ndodh rrallë nëpër rrugët automobilistike.
Por e veçanta e këtij rasti është se shoferi i dehur e kishte pasur këmbën duke e shtypur pedalen e gazit, kur e kishte zënë gjumi. Për këtë arsye, siç njofton policia, vetura po gjëmonte duke qëndruar në vend, ndërkohë që për fat, në gjendjen që ishte, shoferi nuk kishte mundur të caktonte shpejtësinë.
Një banor nga ndërtesat e afërme alarmon policinë, dhe, kur vjen kjo e fundit, shoferi në veturën e mbyllur nuk reagon fare, aq shumë ishte thelluar ai në “botën eëndrrave”. Policia detyrohet të thyejë dritaren e makinës për ta hapur derën, ndërsa i dehuri nuk zgjohet as atëherë! Në fund, punëtorët e ndihmës së parë detryohen ta nxjerrin 48 vjeçarin nga makina për ta dërguar në spital.
Ndaj tij është ngritur padia për ngarje të makinës në gjendje të dehur.
E-Diaspora
-
Bullakaj: Komuniteti shqiptar ka qenë thelbësor në fushatën time zgjedhore "Suksesi im elektoral bazohet në masë të rëndësishme në mbështetjen e komunitetit shqiptar" thotë Arber Bullakaj... -
Arrestohet shtetasi malazez: Ka kërcënuar me vdekje kandidatin për kryeter të Cyrihut, Përparim Avdilin -
Berlin
Në Berlin përkujtohet Epopeja e UÇK-së me koncert festiv për mërgatën -
Çeki
Koncert i muzikës shqiptare në Ústí nad Labem -
Itali
Aksident fatal për 10-vjeçarin shqiptar në Itali
Jeta në Austri
-
Vjenë: Ndryshim i rregullave të parkingut, ministria del me njoftim Në Vjenë, monitorimi i hapësirave të parkimit do të rirregullohet – në të ardhmen, përgjegjës do... -
Ortopedi shqiptar Dr.Leonard Ndue, në shërbim të mijëra pacientëve në Vjenë -
Martesat dhe divorcet shënuan rënie në Austri gjatë vitit 2025 -
Austri
Nuk u vlerësua nga juria, por kënga e Sidrit Vokshit bëhet hit ne Austri -
Vjena rrit ndihmën për të pastrehët gjatë stuhisë dimërore












