Bota
E theri 14-vjeçarin pasi i tha se e ka motrën e bukur
Pas një sulmi të së mërkurës në një shkollë të Vjenës, policia austriake dyshon në përpjekje për vrasje. Viktima (14) dyshohet se e ka kërcënuar dhe i ka kërkuar të holla sulmuesit (16), pasi ky i kishte thënë se e ka motrën “e bukur”.
Gjatë takimit para shkollës, 16-vjeçari e ther me thikë të kuzhinës të miturin, gjendja e të cilit është kritike, ka deklaruar zëdhënësi i policisë, Harald Söros.
Austriaku 14-vjeçar, i lindur në Vjenë, por me prejardhje arabe, përmes thashethemeve të shokëve është ndjerë i çnderuar.
Prandaj nga kroati 16-vjeçar kërkoi disa herë të holla dhe po që se nuk i sjellë, ai do ta vriste. Edhe pse 16-vjeçari një herë ia kishte dhënë 100 euro, i mituri nuk ka qenë i kënaqur, por ka kërkuar edhe më tepër të holla.
Mëngjesin e së mërkurës, ata e kishin lënë një takim para shkollës, shkruajnë mediat austriake, përcjell Albinfo.ch.
Kroati e ka vijuar aty mësimin, ndërsa sipas informatave jozyrtare, arabi ka qenë i suspenduar. Gjatë zënkës midis tyre, rreth orës 07.45, 16-vjeçari e godet me një thikë 30 cm të gjatë në bark.
Përderisa sulmuesi është arrestuar, viktima është dërguar në spitalin më të afërt dhe gjendja e tij ende është kritike. Hetimet janë në rrjedhë e sipër.
Të tjera nga Bota
E-Diaspora
-
Libri i Mira Kazhanit promovohet në Gjermani Në një atmosferë të ngrohtë dhe plot emocion, në Gjermani u mbajt promovimi i librit bestseller... -
Fjolla dhe Ardiana prezantojnë “Vajzë”, një urë mes Kosovës dhe Zvicrës -
USA
Kur ëndrrat nuk njohin kufij, rrugëtimi akademik i Albulena Ukës -
Në Stokholm, Lea Ypi sjell rrëfimin e ri mbi lirinë dhe identitetin shqiptar -
Në Berlin u prezantua romani “ë” i autores Jehona Kicaj
Jeta në Austri
-
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri Rita Ora gati për skenën e madhe në Alpet austriake... -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025









