Lajme
E pazakontë: Del në shitje i gjithë fshati afër Stokholmit, ky është çmimi
I gjitha do të kushtojë 7 milionë dollarë.
Nëse jeni milioner dhe kërkoni një vend të përshtatshëm për tu relaksuar e për të qëndruar vetëm, atëherë ky fshat në Suedi me siguri që do t’ju hyjë në punë, përcjell albinfo.ch.
I gjitha do të kushtojë 7 milionë dollarë. Me këto para mund të blini një fshat të tërë plotësisht funksional në Suedi, vetëm 90 minuta në veri të Stokholmit.
Sipas informacioenve thuhet se ky fshat i ndërtuar në shekullin e 18-të si vendpushim shëndetësor, Sätra Brunn është një shembull i përsosur i arkitekturës së fshatit suedez, i kompletuar me një kishë, një shkollë dhe një hotel, ndërsa ka dhe një aktivitet imbolitimi për ujin e përroit të tij lokal, përcjell tutje albinfo.ch.
Duhet theksuar se fshati, që ka qenë në një zone spa për 320 vjet, u ble nga pronarët aktualë në fillimin e viteve 1990. Ata donin ta ruanin siç ishte, dhe janë përpjekur vetëm ta përmirësojnë, pa tjetërsuar pamjen e tij.
Vlen të cekët se bashkë me fshatin, ofrohen dhe dhjetëra hektarë toka të pyllëzuara, që mund të përdoren për projekte zhvillimore. Personat që kujdeseshin për të janë në moshë tashmë dhe mendojnë se është koha që drejtimin ta marrë në dorë dikush tjetër, ndaj kanë vendosur të tërhiqen. /Albinfo.ch.

Sätra Brunn Sweden

Sätra Brunn Sweden

Sätra Brunn Sweden

Sätra Brunn Sweden

Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita Ka themeluar dhe drejton një kompani me dy shtëpi për të moshuar. Albinfo.ch e ka zgjedhur... -
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë











