E nget makinën me shpejtësi prej 325km/orë, duke e filmuar veten me celular
Shoferi i një limuzine luksoze, regjistruar në kantonin e Gjenevës, është marrë në pyetje nga hetuesit e policisë të kantonit të Vaudit. Video-sekuenca të regjistruara në telefonin i tij dëshmojnë se ai po ngiste në mbi 320 km / orë në muajin prill, në autostradën A1, në afërsi të Gjenevës.
Tri video klipe gjetur në telefonin e të lartpërmendurit tregojnë një limuzinë Bentley Continental që ishte duke udhëtuar me mbi 320 km / orë, më 21 prill. Disa imazhe tregojnë se këto incizime janë bërë në autostradë A1 Lausanne-Gjenevë, në mes të Coppet dhe Vengeron.
Në krye të një hetimi lidhur me këtë inspektorët e Policisë së Sigurimit kanë konfiskuar materialet e incizuara. Zvicerani me moshë 28-vjeçare u dëgjua në shtator nga specialistët e Njësisë së Ndërhyrjes së Xhandarmërisë të Vaud-it. Ai ka pohuar se natën në fjalë ishte i shoqëruar nga një mik që po e ngiste veturën e tij. Sipas tij, ai vetëm ka qenë duke i filmuar treguesit e shpejtësisë.
Shumë elemente të dala në pah nga hulumtimi tregojnë se i pandehuri ishte me të vërtetë vetëm në makinë. Ai mbante telefonin e tij në dorë për të filmuar shpejtësinë 325 km /orë, e shënuar nga treguesit e tabloidit. Falë këtyre fakteve, policia i ka tërhequr menjëherë patentë shoferin. Dosja e të pandehurit i është dorëzuar prokurorit përkatës të kantonin të Gjenevës dhe do të përgjigjet për shkelje të rënda të Ligjit të Trafikut Rrugor, si dhe për vënien në rrezik të jetës së tjerëve.
E-Diaspora
-
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 Zëri i saj ndërthur traditën shqiptare me universin bashkëkohor të xhazit. Albinfo.ch shpall Elina Dunin Personalitet... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë











