Bota
E mbylli në një çantë brenda në makinë, humb jetën 1-vjeçarja
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Texas të SHBA-së, aty ku një 1-vjeçare ka humbur jetën si pasojë e asfiksisë.
I dashuri i nënës së saj, Trevor Rowe, 27 vjeç, akuzohet për vrasjen e vogëlushes.
Teksa ai ishte në punë, e la vajzën 1-vjeçare të vetme në makinë, të mbyllur brenda një çante. Trevor shprehet se shkonte ta kontrollonte vajzën herë pas here, në momentin e parë që ai shkoi në makinë, e pa të miturën që kishte dalë nga çanta, por ai e kishte futur sërish brenda.
Ai shpjegon se vogëlushja merrte frymë lirisht, por qante. Ndërsa ishte duke konsumuar vaktin e drekës pranë një fast food-i Rowe, nuk shkoi në asnjë moment ta shihte vajzën duke e lënë të mbyllur në çantë. Kur doli nga puna në orën 17:00, 27-vjeçari e gjeti të miturën të pajetë. Pavarësisht tentativave për t’i ardhur në ndihmë, vogëlushja njëvjeçare u deklarua e vdekur. Rowe rrezikon të dënohet me vdekje, ndërsa aktualisht ndodhet në burg.
E-Diaspora
-
Kosova dhe Shqipëria në krye të kërkesave për bashkim familjar në Gjermani Pavarësisht shtrëngimit të politikave të imigracionit në Gjermani, qytetarët nga Kosova dhe Shqipëria mbeten ndër aplikuesit... -
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve
Jeta në Austri
-
Ekspertët kosovarë që shkëlqejnë në Evropë: Dr. MDSc Genc Zenunaj pjesë e rastit të parë “Guided Quad Zygoma” LUMC, Holandë Në Departamentin e Kirurgjisë Maksillofaciale në LUMC u krye me sukses ndërhyrja e parë “Guided Quad... -
Vjenë: Procesi i votimit në ambasadë po vazhdon në mënyrë të rregullt -
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026












