Shkurt.ch
E kafshon dhe e grushton gjyqtarin në sallën e gjykimit
Ai, së pari e ka goditur me grushte dhe pastaj edhe me shqelma sekretarin. Pas kësaj Kuno W., e ka grushtuar dhe pastaj kafshuar po ashtu edhe kryetarin e trupit gjykues, Urs Müller
Në procesin gjyqësor në Gjykatën e Lartë të Solothurnit, kundër Andres Z., i akuzuar për zjarrvënie në një kishë të këtij qyteti, sot ka ndodhur një incident i rëndë. Një person i njohur si problematik në këtë qytet (Kuno W.) njëherësh mik i të akuzuarit, ka sulmuar fizikisht kryetarin e trupit gjykues dhe sekretarin, shkruajnë Solothurnerzeitung.ch dhe azonline.ch.
Ai, siç shkruajnë mediat në fjalë, së pari e ka goditur me grushte dhe pastaj edhe me shqelma sekretarin, transmeton albinfo.ch Pas kësaj Kuno W., e ka grushtuar dhe pastaj kafshuar po ashtu edhe kryetarin e trupit gjykues, Urs Müller.
Të dy të lënduarit është dashur të dërgohen për trajtim në spital.
Procesi i cili është dashur të fillonte në orën 10.30 është ndërprerë për shkak të mungesës së gjyqtarit.
Ndryshe, problematiku Kuno W., është shumë i njohur në Solothurn për sulmet që u bën herë pas here autoriteteve shtetërore. Sipas mediave, ai ka sulmuar më parë fizikisht edhe një prokuror ndërsa sulmet i arsyeton duke i quajtur bartësit e funksioneve shtetërore “struktura kriminale”, përcjell albinfo.ch. Shtëpia e këtij personi që njihet edhe si shenjëtar i dalluar, është bastisur disa herë nga policia.
E-Diaspora
-
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” CEO e Air Prishtinës, Leyla Ibrahimi-Salahi, ka uruar të gjithë udhëtarët dhe partnerët për festat e... -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës -
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste











