Kosova
E jep rrogën për bamirësi, thotë se deputetët s’punuan asgjë
Pagën prej rreth 1 mijë e 400 euro, deputeti Haxhi Avdyli e ka ndarë për bamirësi.
Më shumë se 178 mijë euro janë paguar 120 deputetët e Kuvendit të Kosovës në total për muajin gusht. Por ata pagat i kanë marrë pa kryer asnjë punë. Gjatë kësaj kohe ata të Vetëvendosjes, LDK-së, AKR-së e Alternativës janë mbledhur në 6 seanca e deputetët e PAN-it në 2.
Por pagën prej rreth 1 mijë e 400 euro, deputeti Haxhi Avdyli e ka ndarë për bamirësi. Ai ka thënë për KTV-në se kolegët e tij moralisht do të duhej të hiqnin dorë nga paga meqenëse nuk është bërë asnjë punë.
Sipas sekretarit të Kuvendit, Ismet Krasniqi, deputetët do të paguhen vetëm me një mëditje, sepse seanca llogaritet si një dhe çdo herë ka qenë vazhdim i seancës së parë.
E-Diaspora
-
Një urë mes rrënjëve dhe integrimit, një shtëpi e përbashkët e besimit dhe kulturës Nga hapja solemne e Xhamisë Shqiptare në Tafers – Friburg... -
Melisa Leka, shkëlqen në serialin ndërkombëtar “Dark Side of the Ring” -
Libri i Mira Kazhanit promovohet në Gjermani -
Fjolla dhe Ardiana prezantojnë “Vajzë”, një urë mes Kosovës dhe Zvicrës -
USA
Kur ëndrrat nuk njohin kufij, rrugëtimi akademik i Albulena Ukës
Jeta në Austri
-
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti Vjena ul emetimet e CO₂ me 5.8%, duke tejkaluar mesataren e Austrisë. Politikat e forta për... -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa









