Lajme
E hoqi maskën sapo iku policia, u kap dhe u dënua me 500 franga
Sapo u larguan policët, ai e hoqi maskën nga fytyra. Mirëpo ndërkohë në vend u kthye patrulla e njëjtë e policëve të cilët e panë atë sërish pa maskë...
Ka ndodhur në një tren nga Lucerni në Erstfeld: Policët e transportit kanë zbuluar një 46-vjeçar i cili nuk kishte vënë maskë, shkruan zentralplus.ch. Pasi ata i kërkuan ta vinte maskën, ai e vuri.
Por vetëm për pak kohë: Sapo u larguan policët, ai e hoqi maskën nga fytyra, transmeton albinfo.ch. Mirëpo ndërkohë në vend u kthye patrulla e njëjtë e policëve të cilët e panë atë sërish pa maskë.
Tani ,policët e transportit ndërmorën veprimin e vendosur: në vend të një paralajmërimi sikur herën e parë, ata e raportuan personin në fjalë te prokurori publik i Zugut.
Zyra e prokurorit publik tani ka gjetur se refuzuesi i maskës në transportin publik ishte fajtor për “shkelje të ligjit federal mbi organet e sigurimit të kompanive të transportit në transportin publik”.
Dhe, kjo i kushtoi shtrenjtë atij: 46 vjeçari u dënua me një gjobë prej 250 frangash dhe duhet të paguajë po ashtu edhe taksën prej 250 frangash, përcjell albinfo.ch. Kështu, udhëtimi pa vënie të maskës atij i kushtoi plot 500 franga.
Për krahasim: rruga Luzern-Erstfeld me biletën gjysmë çmimi kushton vetëm 9.70 franga. Edhe pasagjerët që udhëtojnë pa biletë kalojnë shumë më lehtë: Ata paguajnë gjobën në mes 90 dhe 160 frangash.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Vonesë në votimin me postë për diasporën Qytetarë nga diaspora që janë regjistruar për votim me postë nuk i kanë pranuar fletëvotimet brenda... -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Shqiptarët mbizotërojnë në punët fizike në Gjermani -
Kush e solli lahutën para OKB-së në Gjenevë -
Paralajmërim për partitë nga Ambasada Gjermane: Respektoni ligjin në diasporë
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë












