Bota
E fiton padinë kundër lojrave të fatit, do t’i kthehen 2.5 milionë euro
E fiton padinë kundër lojërave të fatit, do t`i kthehen prapa 2.5 milionë euro
Një i varur nga lojërat e fatit, është ankuar kundër koncernit Novomatic dhe ka arritur sukses. Bëhej fjalë për një shumë prej rreth 2.5 milionë eurosh, shkruajnë mediat austriake, njofton Albinfo.ch.
Gjykata austriake ka vlerësuar se personi në fjalë, për shkak të sjelljes së tij ndaj lojërave të fatit, ka qenë pjesërisht i paaftë dhe kontratat e mbyllura të lojërave të fatit i shpalli si joefektive.
Kompania “Novomatic Gaming Industries GmbH”, lojtarit duhet t`ia kthejë rreth 2.5 milionë euro, ndërsa vendimi ende nuk është i plotfuqishëm.
Paditësi deklaroi se në periudhën prej 2002 deri në 2012, në Vjenë kishte humbur rreth dy milionë euro nëpër aparatet e menaxhuara nga Novomatic. Sipas një mendimi psikiatriko-neurologjik, lojtari nuk mund t’i rezistonte thirrjes për të “luajtur tepër” në periudhën që lidhet me kërkesën.
Për sa i përket sjelljes së lojërave të fatit, pra përpara është një “aftësi e pjesërishme e biznesit”. Gjykata e pranoi këtë pikëpamje dhe deklaroi se kjo është arsyeja e vetme për kërkesën që të shlyejë bastet e luajtura.
Përveç kësaj, në aktgjykimin e 10 gushtit gjykata mbështetet edhe në shkeljen e Ligjit të lojërave të fatit. Lojërat e ndryshme të ushtruara nga paditësi, e kanë tejkaluar pragun e minimumit, janë futur shumë para për lojë dhe janë pranuar shumë para të fituara, informon më tej Albinfo.ch.
Kjo ishte një ndërhyrje në monopolin e lojërave të fatit të Qeverisë Federale.
Sipas aktgjykimit, Novomatic Gaming Industries GmbH duhet t’i paguajë paditësit 2,009,100 euro plus kamatë. Përfaqësuesi ligjor i palës së paditur ka paralajëmruar ankesë ndaj vendimit.
E-Diaspora
-
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë Mërgata kosovare në Zvicër po dëshmon edhe këtë herë interes të lartë për procesin zgjedhor në... -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste












