Integrimi
E drejta për bashkim familjar merr karakter detyrues
Gjykata Federale thotë se të huajve me leje qëndrimi B "duhet" tu lejohet bashkimi familjar dhe jo "mund" t`u lejohet, siç e thotë neni 44 sot
Azilkërkuesit me status të njohur të refugjatit, në parim kanë të drejtë që të sjellin në Zvicër bashkëshorte/ët e tyre. Këtë e kërkon respektimi i Konventës Evropiane të të Drejtave të Njeriut dhe për ta respektuar këtë të fundit, Zvicra duhet të devijojë nga Ligji në fuqi për të Huajt. Kjo është përmbajtja e përgjigjes që ka dhënë Gjykata Federale..
Neni 44 i Ligjit për të Huajt (AuG) thotë se personave me leje qëndrimi të përkohshëm B në Zvicër mundet t`u lejohet sjellja e bashkëshorteve për bashkim familjar. Kjo u bëhet e mundur vetëm në rast se këta persona nuk marrin ndihma sociale. Ndërsa me vendimin më të ri të Gjykatës Federale ndryshon karakteri i kësaj lejeje. Sipas tij fjala “mundet” nga neni i përmendur shndërrohet në “duhet” dmth merr karakter të detyrueshëm. Gjykata Federale e bën këtë ndryshim pasi që një gjë të tillë e kërkon në mënyrë detyruese Konventa Evropiane e të Drejtave të Njeriut në nenin 8. Zvicra është nënshkruese e kësaj konvente.
Vendimin gjykata e ka marrë në bazë të një ankese që ka bërë një person nga Eritrea, me status të pranuar refugjati, i cili ka lejen e qëndrimit B. Ai, pasi ka ardhur në Zvicër ka lidhur martesë me një grua nga vendi i tij, e cila jeton në Sudan.
Autoritetet e Cyrihut kishin hedhur poshtë mundësinë që bashkëshortes së refugjatit t`i japin lejen e qëndrimit në Zvicër. Gjykata Federale e ka pranuar qëndrimin e Cyrihut, për faktin se çifti po të bashkohej, do të jetonte në varësi nga ndihmat sociale. Mirëpo kjo gjykatë ka nënvizuar se, në rast se bashkëshorti do të punonte dhe do t`i plotësonte edhe disa kushte tjera, atij do të duhej patjetër t`i lejohej sjellja e bashkëshortes në Zvicër. Pra, thelbi i ndryshimit, për të cilin është pajtuar shumica e trupit gjykues është se ankuesit duhej t`i lejohej bashkimi familjardhe jo mund t`i lejohej, siç e thotë neni 44 sot.
Kështu do të vendosej për faktin se çifti nuk do ta kishte të mundur të jetonte bashkë as në Eritrea dhe as në Sudan, ndërsa e drejta për jetë të përbashkët është e garantuar me Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut. Ndërsa Gjykata Federale ka veç tjerash edhe funksionin e mbikëqyrjes së zbatimit të konventës në fjalë në Zvicër.
E-Diaspora
-
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë Mërgata kosovare në Zvicër po dëshmon edhe këtë herë interes të lartë për procesin zgjedhor në... -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste











