Shkurt.ch
E djathta e bashkuar, për shtrëngimin e të drejtës për azil
Ndërsa e majta po mbledh nënshkrimet për betejën e referendumit, partitë e krahut të djathtë bëjnë presion për të përshpejtuar zbatimin e shtrëngimit për azil. Problemet për strehim janë larg zgjidhjes dhe vendet për paraburgim vazhdojnë të mungojnë.
Përfaqësuesit e PLR-së, PDC-së, PBD-së, PVL-së dhe UDC-së i kanë rënë me grusht tryezës të martën gjatë një konference shtypi në Bernë. Parlamenti ka bërë punën e tij të legjislacionit, Konfederata dhe kantonet tani duhet të sigurojnë zbatimin e masave të vendosura, paralajmëroi presidenti i Partisë Liberale-radikale, Philipp Müller (AG).
Mungesa e vendeve
Kantonet po përballen me çështjet e performancës, siguroi kryetari i Konferencës së Drejtësisë dhe Policisë kantonale (CCDJP), Hans-Jürg Kaser. “Ushtria është dashur të sigurojë 2000 vende për akomodim. Në fakt, ajo ka arritur të ofrojë vetëm 500 vende”, tha këshilltari shtetëror i Bernës.
Ndërtesat si vende të propozuara shpeshherë nuk janë mirë të mirëmbajtura ose gjenden në bjeshkë shumë larg qyteteve. Kjo ngre çështjen e efektivitetit të Departamentit të Mbrojtjes, shtoi kryetari i PDC-së, Christophe Darbellay.
Situata është dramatike edhe në frontin e vendeve të paraburgimit. Për shembull, Gjeneva ka 21 vende për 362 vendime të paraburgimit të shqiptuara këtë vit. Neuchâtel-i ofron dy vende për 49 fletarrestime, kurse Berna ka 36 vende për 902 fletarrestime.
E-Diaspora
-
Kosova dhe Shqipëria në krye të kërkesave për bashkim familjar në Gjermani Pavarësisht shtrëngimit të politikave të imigracionit në Gjermani, qytetarët nga Kosova dhe Shqipëria mbeten ndër aplikuesit... -
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve
Jeta në Austri
-
Ekspertët kosovarë që shkëlqejnë në Evropë: Dr. MDSc Genc Zenunaj pjesë e rastit të parë “Guided Quad Zygoma” LUMC, Holandë Në Departamentin e Kirurgjisë Maksillofaciale në LUMC u krye me sukses ndërhyrja e parë “Guided Quad... -
Vjenë: Procesi i votimit në ambasadë po vazhdon në mënyrë të rregullt -
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026










