Futboll
E ardhmja e Etrit Berishës, mes Anglisë dhe Italisë
Etrit Berisha nuk është më portier titullar te skuadra italiane Atalanta.
Reprezentuesi shqiptar e nisi mirë sezonin me Atalantën, duke mbrojtur rregullisht dhe duke qenë pjesë e rëndësishme e formacionit bazë.
Por ndeshja e Kupës së Italisë ndaj Fiorentinës (3-3) doli të jetë e fundit për prishtinasin.
Në atë takim Berisha nuk ishte në formë të mirë dhe që nga ajo kohë portën e Atalantas e mbron Gollini.
30-vjeçari nuk do të qëndrojë te Atalanta, pasi synon të transferohet te një skuadër, ku do të jetë portier i parë.
Mediat italiane kanë raportuar se e ardhmja e tij mund të jetë edhe në Angli, ku disa skuadra kanë shfaqur interesim për të.
Por prishtinasi karrierën mund ta vazhdojë edhe në Itali, ku shumë skuadra e pëlqejnë reprezentuesin shqiptar.
E-Diaspora
-
Dr. Përparim Limani në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau Një profil i lartë shkencor dhe klinik, që nga laboratorët e Cyrihut e deri te udhëheqja... -
Diaspora ka dërguar 310 milionë euro në Maqedoninë e Veriut gjatë vitit të kaluar -
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita -
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë












