Lajme
Dyshohet se babai i ka mbytur tre fëmijët e tij duke i helmuar
Ndërkohë, çështja është bërë më e qartë: tre nga katër të vdekurit dyshohet se ishin helmuar me ilaçe
Të hënën Zvicra është tronditur nga lajmi se një baba në Buchs AG, sipas prokurorit publik, kishte vrarë veten dhe tre fëmijët e tij (3, 11 dhe 13 vjeç), shkruan srf.ch.
Ndërkohë, çështja është bërë më e qartë: tre nga katër të vdekurit dyshohet se ishin helmuar me ilaçe.
Sipas Zyrës së Prokurorit Publik Aargau, njëri nga viktimat ishte mbytur me ngufatje.
Ende nuk është e qartë se çfarë lloji i helmit është përdorur për mbytjen e tre fëmijëve dhe vetëvrasjen e babait të tyre, transmeton albinfo.ch. Hetimet toksikologjike janë duke vazhduar.
Viktimave, të cilat të hënën janë gjetur nga gruaja e 37-vjeçarit, tashmë u është bërë autopsia, ka njoftuar të enjten Prokurori Publik i Aargau-t. Por, gjetjet toksikologjike janë ende në pritje.
Autoritetet hetuese supozojnë se akti nuk ishte kryer në gjendje afekti, përcjell albinfo.ch. Por, po ashtu nuk është gjetur asnjë indikacion për ndonjë veprim që mund të ishte kryer nga tjetërkush (para 37-vjeçarit) që mund të kishte çuar në përfundimin e aktit.
Duke marrë në konsideratë respektin ndaj të pikëlluarve, prokurori publik nuk jep informacione se si është gjet vendi i ngjarjes dhe të vdekurit.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Vdekja e 19 vjeçarit shqiptar në Londër në vendin e punës, reagon familja e tij -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes, -
Itali
Përplasje fatale në Itali: 30-vjeçari shqiptar qëllohet për vdekje pas një sherri
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit













