Tematike
Dyshime mbi paanësinë e avokatit të Rasim R.
Pas shpalljes së verdiktit nga trupi gjykues i Gjykatës regjionale të Bernës në Thun, për dënimin me 7 vjet burg të shqiptarit Rasim R., kanë dalë në pah dyshime rreth paanësisë së avokatit të tij publik (në bazë të detyrës), Krishna Müller.
Siç vënë në dukje gazetat “Berner Zeitung” dhe “Der Bund”, Müller është mik dhe i afërt me të dëmtuarin, Karl Zingrich.
Të kujtojmë: rasim R., është dënuar të premten që shkoi me 7 vjet burg për therjen e mundüesit dhe politikanit të SVP-së karl Zingrich, në një restorant të qytetit Interlaken.
Gazetat në fjalë theksojnë se avokati Müller është në një gjendje jo shumë komode në lidhje me rastin. “Ka qenë një akt flagrant dhe akte të tilla, është e pritshme të ndëshkohen me dënime të larta.
Fjalë jo të zakonshme këto për një avokat, por që si të tilla nuk janë shumë befasuese, kur dihet se Krishna Müller dhe Karl Zingrich janë të afërt mes vete. Të dytë janë miq të ngushtë (“per du”) dhe njihen prej vitesh nga festat e mundësve dhe nga manifestimet e SVP-së.
Ai gjhithashtu thotë se “në rast se dënimi me 7 vjet burg bëhet i plotfuqishëm, është “shumë e besueshme” që klienti i tij edhe të dëbohet nga Zvicra pas vuajtjes së dënimit, shkruan “Der Bund”.
Ndërsa në gazetën “Berner Zeitung”, pasi konstatohet afërsia në mes të avokatit Müller dhe mundësit Zingrich, Müller citohet të ketë thënë se “do të presim arsyetimin me shkrim për vendimin gjyqësor dhe do ta analizojmë. Vetëm atëherë do të vendosim për masat e mëtutjeshme.
“Unë mund ta marr me mend se klienti im do të kërkojë rishikimin e vendimit gjyqësor, pasi që ai është marrë në lartësinë që e ka kërkuar prokuroria. Me fjalë tjera, masa ndëshkuese është mjaft e lartë, në limitin e epërm që mundëson ligji.
Por, gjyqi ka hapësirë veprimi dhe mund të shqiptonte dënim edhe më të lartë, ashtu siç mund të shqiptonte edhe dënim më të ulët. Një dënim prej 5 deri në 6 vjet do të ishim të detyruar ta pranonim”, ka thënë Krishna Müller, mbrojtësi publik i Rasim R.
E-Diaspora
-
Cyrih
Festa e Fitër Bajramit bashkoi besimtarët shqiptarë në Cyrih Besimtarët shqiptarë festojnë Fitër Bajramin në Cyrih me mesazhe paqeje... -
SHBA
Astronomja nga Kosova, Pranvera Hyseni, fiton çmim prestigjioz në SHBA -
Aksidenti tragjik në Vjenë: Kompania e ndërtimit fshin gjurmët pas vdekjes së tre kosovarëve -
Drena Kusari emërohet në një nga pozitat më të larta drejtuese në Microsoft -
Tri vajzat e Kosovës shkëlqyen në Oscars
Jeta në Austri
-
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit Austria reformon kurset e gjermanishtes për refugjatët me mësim të detyrueshëm vetjak, mësime dialekti nga niveli... -
Aksidenti tragjik në Vjenë: Kompania e ndërtimit fshin gjurmët pas vdekjes së tre kosovarëve -
Austri
“Dëgjova britmat e punëtorëve dhe pastaj sirenat”, si ndodhi aksidenti fatal në Vjenë -
Detaje të reja tronditëse: Betoni i lëngshëm i zuri poshtë punëtorët -
Ambasada e Kosovës në Austri konfirmon dy viktima nga Kosova në tragjedinë në Vjenë












