Shkurt.ch

Dymbëdhjetë fitues të Çmimit Nobel jetonin në Cyrih

Shumë shkencëtarë të famshëm janë të lidhur me qytetin e Cyrihut. Por, çfarë bënin ata në kohën e tyre të lirë, kur ata ishin në qytet? Kjo galeri tregon disa vende ndër më të preferuarat e 12 laureatëve të Nobelit, të gjithë të pranishëm në ekspozitën “Ajnshtajn & Co – Cyrih dhe Çmimin Nobel”.  

  • Theodor Mommsen

  • Alfred Werner

  • Albert Einstein

  • Paul Karrer

  • Wolfgang Paul

  • Walter Rudolf Hess

  • Elias Canetti,

  • Heinrich Rohrer

  • K. Alexander Müller

  • Richard R. Ernst

  • Rolf M. Zinkernagel

  • Kurt Wüthrich

Shumë shkencëtarë të famshëm janë të lidhur me qytetin e Cyrihut. Por, çfarë bënin ata në kohën e tyre të lirë, kur ata ishin në qytet? Kjo galeri tregon disa vende ndër më të preferuarat e 12 laureatëve të Nobelit, të gjithë të pranishëm në ekspozitën “Ajnshtajn & Co – Cyrih dhe Çmimin Nobel”.

 

Theodor Mommsen
Theodor Mommsen

Gjermani Theodor Mommsen, me Çmimin Nobel për Letërsi në vitin 1902 u vlerësua në kohën e tij si “mjeshtër i madh i shkrimit historik, me përmendje të veçantë për historinë e tij monumentale të Romës”.  “Ai shkroi këtë libër, ndërsa jepte mësim në Universitetin e Cyrihut. Ai kishte zakon të kalojë kohën e tij me miq në kafenenë e ashtuquajtur  “Café Littéraire”, në  Weinplatz.

Alfred Werner
Alfred Werner

Çmimi Nobel në Kimi në vitin 1913 i erdhi zviceranit Alfred Werner për punën e tij si lidhen atomet për të formuar molekula, një studim që ka hapur fusha të reja të kërkimit, sidomos në kiminë inorganike. Flashi i tij i frymëzimit iu shfaq, ndërsa jetonte në  Hotelin Pfauen më 1892. Publikimi vendimtar u bë në vitin 1983, në të njëjtën kohë kur u emërua profesor i kimisë në Universitetin e Cyrihut.

Albert Einstein
Albert Einstein

Çmimi Nobel për Fizikë në vitin1921 i shkoi të famshmit  Albert Einstein për “shërbimet e tij në fizikën teorike dhe sidomos për zbulimin e ligjit të efektit fotoelektrik”. I ardhur nga Gjermania, Einstein ishte fillimisht student dhe më pas profesor në Universitetin Politeknik të Cyrihut, para se të shkojë në mërgim në Shtetet e Bashkuara. Shpesh mund të takoje Albert Einstein-in në  Café Metropol.

 Paul Karrer
Paul Karrer

Zvicerani Paul Karrer është bashkëfitues i Çmimit Nobel në Kimi në vitin 1937 për punën e tij për vitaminën A dhe B2. Karrer ka shpenzuar 40 vjet duke mësuar dhe duke bërë kërkime në Universitetin e Cyrihut. Ai kishte zakon të shkojë çdo të martë në Tonhalle, për të dëgjuar koncerte të muzikës klasike.

Wolfgang Paul
Wolfgang Paul

Çmimi Nobel në Fizikë në vitin 1945 iu dha austriakit Wolfgang Paul për përkufizimin e parimit përjashtues në mekanikën kuantike. Pauli u emërua profesor i fizikës teorike në ETH Cyrih, dhe pastaj vajti në Shtetet e Bashkuara gjatë luftës. Ai u kthye në Zyrih në vitin 1946. Pauli bashkë me Carl Gustav Jung themeloi Klubin e Psikologjisë në Zurich (foto).

Walter Rudolf Hess
Walter Rudolf Hess

Në vitin 1949, zvicerani Walter Rudolf Hess u bë  bashkëfitues i Çmimit Nobel në Mjekësi “për zbulimin e tij të organizimit funksional të diencephalon-it si koordinator i organeve të brendshme”.  Sanatoriumi Rigiblick (i cili tani është bërë një teatër) ishte vendi ku sillte nipërit e tij për një pije pas shëtitjes edukative në qytetin e Cyrihut.

Elias Canetti,
Elias Canetti,

Çmimi Nobel i vitit 1981 për Letërsi ju dha  britanikut me orgjinë bullgare, Elias Canetti, mbrojtës i idesë pluraliste të kulturës evropiane në pasurimin e saj dhe të diversitetit. Gjatë 20 vjetëve  të fundit të jetës së tij ai jetoi kryesisht në Cyrih, ku shpesh mund të shihej nëpër qytet me tramvaj.

Heinrich Rohrer
Heinrich Rohrer

Në vitin 1986 Çmimi Nobel për Fizikë i dorëzohet gjermanit Gerd Binnig  dhe zviceranit Heinrich Rohrer, etërit e mikroskopit. Rohrer ka punuar 34 vjet në IBM Research Laboratory në Cyrih. Hoteli “Hôtel de ville”, i cili ka një ekspozitë rreth tij, ishte vendi i tij i preferuar në Cyrih.

K. Alexander Müller
K. Alexander Müller

Me Çmimin Nobel në Fizikë në vitin 1987 u shpërbye gjermani  J. Georg Bednorz  dhe zvicerani K. Alexander Müller për punën e tyre në superpërcjellshmëri në materiale qeramike. Gjithashtu nga laboratori IBM Müller sjell Çmimin e dytë të Nobelit. Opera e Cyrihut  është një nga vendet e tij të preferuara në qytet.

Richard R. Ernst
Richard R. Ernst

Çmimi Nobel në Kimi në vitin 1991 ishte për zviceranin Richard R. Ernst, një specialist në spektroskopi magnetike  bërthamore me rezolucion të lartë. I emërua profesor në ETH Cyrih në vitin 1976, ai kishte për pasion pikturën aziatike dhe tibetiane. Muzeu Rietberg, i vetmi muze i artit në Zvicër, i cili u dedikohet kulturave, ishte shumë i pëlqyer nga ky nobelist.

Rolf M. Zinkernagel
Rolf M. Zinkernagel

Çmimi Nobel në Mjekësi në vitin 1996 iu dha së bashku australianit Peter C. Doherty dhe zviceranit  Rolf M. Zinkernagel, për zbulimin e sistemit të njohjes së sistemit imunitar të qelizave të infektuara nga viruset.  Në mbrëmje Zinkernagel, kur largohej nga Instituti, kopshti i spitalit universitar i jepte një shije të kopshtit që kishte në shtëpinë e tij.

Kurt Wüthrich
Kurt Wüthrich

Në vitin 2002, Kurt Wüthrich nga Zvicra është bashkëfitues i Çmimit Nobel në Kimi “për zhvillimin e spektroskopisë me rezonancë magnetike bërthamore  që shërben për caktimin e  strukturës tredimensionale të makromolekulave”. I apasionuar pas sportit, është logjike që ai zgjodhi stadiumin e Letzigrund si vendin e tij të preferuar në Cyrih.