Shkurt.ch
Dyfishohet numri i rasteve që hetohen për terrorizëm në Zvicër
“Të paktën 60 procedura” kundër përkrahësve të dyshuar të grupeve radikale islamike janë duke u zhvilluar në Zvicër, sipas prokurorit të Konfederatës, Michael Lauber. Shifra pothuajse është dyfishuar në katër muaj: vetëm për muajin nëntor 33 raste të këtij lloji kanë qenë në shqyrtim e sipër.
Propaganda dhe mbështetje për organizatat terroriste, si Shteti Islamik ose Al-Kaeda, janë prapa shumicës së procedurave, tha të enjten kreu i Ministrisë Publike të Konfederatës (MPC), në një intervistë për gazetat gjermanofolëse Der Bund dhe Tages-Anzeiger.
Sipas tij, asnjë ngjarje nuk është më e rëndë se ajo e irakianëve të dënuar së fundmi nga Gjykata Federale Penale në Bellinzona (TI). Por, “në Zvicër në vende të ndryshme janë të koncentruar persona të dyshuara për probleme të tilla”, vëren ai.
Pritet një rast gjyqësor
Me që kemi të bëjmë për pjesën e madhe me propagandë përmes Internetit, Michael Lauber shpreson një vendim të gjykatës, i cili do të përdorej në jurisprudencë. Duhet të sqarohet se çfarë “do të thotë propaganda në kuadrin e kodit tonë penal”. “Ne duam të përcaktojmë me anë të një rast tipik nëse ligjet tona aktuale janë të përshtatshme, ose nëse ato duhet të përshtaten”.
Prokurori i Përgjithshëm vuri në dukje, për shembull, nga këto procedura penale një e kryer në dhjetor kundër një anëtari të Këshillit të Zvicrës Qendrore Islamike (CCIS). Ai kishte postuar në YouTube një intervistë video me një udhëheqës të një organizate xhihadiste.
Si bazë për udhëzime të hapura për “mbështetjen e Shtetit Islamik”, Michael Lauber i referohet aktakuzës kundër një personi të ri xhihadist (i dyshuar) dhe i arrestuar në aeroportin e Cyrihut, ndërsa ai mundohej të shkonte në Siri për të marrë pjesë në luftime. Sipas kreut të MPC-së, një veprim i tillë duhet të mjaftojë për hapjen e procedurës.
Kthimet nga Siria, nën vëzhgim
Michael Lauber megjithatë nuk është shprehur në lidhje me rastet e kthimit në Zvicër të xhihadistëve të dyshuar. “Nëpërmjet përpjekjeve të përbashkëta me Fedpol dhe Shërbimit Informativ të Konfederatës, ne supozojmë se kemi një pasqyrë të njerëzve të tillë”. Kërcënimet reale vlerësohen rast pas rasti. Dhe Prokurori i Përgjithshëm kujton se nuk do të hezitojë për të ndërhyrë në rast rreziku.
Në dritën e sulmeve të fundit në Bruksel, Michael Lauber nuk sheh për momentin asnjë shenjë të ndonjë lidhjeje me Zvicrën. Por, niveli i kërcënimit është “i lartë”, tha ai, “edhe në qoftë se nuk ka dëshmi për rrezik të drejtpërdrejtë për Zvicrën ose interesat e saj”. Pas sulmeve në Belgjikë, autoritetet e tjera zvicerane tregojnë gjithashtu se situata mbetët e pandryshuar për momentin.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Bau Investment Schweiz AG zgjeron portofolin me një nga projektet rezidenciale më të larta në Effretikon Kompania Bau Investment Schweiz AG, me seli në Schlieren të Cyrihut, po forcon praninë e saj... -
Zvicër: Sa flitet gjuha shqipe në shtëpi -
Gjermani
Turnir futsalli në Berlin për 28-vjetorin e Epopesë së UÇK-së -
Bullakaj: Komuniteti shqiptar ka qenë thelbësor në fushatën time zgjedhore -
Arrestohet shtetasi malazez: Ka kërcënuar me vdekje kandidatin për kryeter të Cyrihut, Përparim Avdilin
Jeta në Austri
-
Vjenë: Ndryshim i rregullave të parkingut, ministria del me njoftim Në Vjenë, monitorimi i hapësirave të parkimit do të rirregullohet – në të ardhmen, përgjegjës do... -
Ortopedi shqiptar Dr.Leonard Ndue, në shërbim të mijëra pacientëve në Vjenë -
Martesat dhe divorcet shënuan rënie në Austri gjatë vitit 2025 -
Austri
Nuk u vlerësua nga juria, por kënga e Sidrit Vokshit bëhet hit ne Austri -
Vjena rrit ndihmën për të pastrehët gjatë stuhisë dimërore











