Shqipëria
Dy viktima sot në Shqipëri
Ministria e Shëndetësisë në Shqipëri; Një pjesë e pacientëve të rënduar në Infektiv janë të rinj

Pas një të enjte për fat të mirë pa viktima, Shqipëria ka shënuar këtë të premte dy të vdekur të tjerë nga Covid-19.
Ministria e Shëndetesisë bëri të ditur se një 81 vjeçar nga Shkodra dhe një 63 vjeçar nga Elbasani nuk e kanë fituar dot betejën me sëmundjen në spitalin infektiv.
Të dy viktimat ishin shtruar prej disa ditësh në spitalin infektiv në gjendje të rënduar.
Në total numri i viktimave në Shqiperi ka shkuar në 85, ku afro gjysma e tyre 46 I përkasin qarkut të Tiranës.
Ministria bëri të ditur ndërkohë se situata në spitalin infektiv paraqitet serioze, me pacientë që trajtohen në terapi intensive por edhe pacientë të intubuar, një pjesë e tyre mosha të reja.
Aktualisht janë të shtruar 81 pacientë në spital, 11 pacientë janë në terapi intensive në gjendje serioze dhe 5 prej tyre janë të intubuar në gjendje të rënde. Gjatë 24 orëve të fundit nga 420 testime dolën 90 raste pozitive, përcjellë albinfo.ch
COVID-19 – Statistika (10 Korrik 2020)
Testime totale 31513
Raste pozitive 3278
Raste të shëruara 1875
Raste Aktive 1318
Humbje jete 85
(Qarku Tiranë 46, Durrës 13, Fier 5, Vlorë 2, Shkodër 13, Kukës 1, Elbasan 3, Lezhë 1, Berat 1)
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 529
Durrës 229
Shkodër 169
Vlorë 120
Lezhë 65
Fier 41
Kukës 40
Elbasan 34
Korçë 32
Berat 24
Dibër 18
Gjirokastër 17
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Kosova, e vetmja përfaqësuese e librit shqip në Panairin e Frankfurtit Kosova përfaqëson letërsinë shqipe në Panairin Ndërkombëtar të Frankfurtit...
-
Ekspozitë: “Migracioni – E ardhmja në retrospektivë”
-
Gazeta zvicerane: “Islami shqiptar po bëhet gjithnjë më konservator”
-
Shqipe Sylejmani sjell romanin e tretë: “Stolz und Widerstand” – Krenari dhe Rezistencë
-
SHBA
Rron Zeka shpallet studenti më i mirë i shkëmbimit në Universitetin Augustana
Jeta në Austri
-
Vjenë: 200 ankesa të paraqitura kundër supermarketeve për zbritje mashtruese Vjena gjobiti supermarketet për etiketa çmimesh të rreme dhe mungesë zbritjesh pas 1,200 inspektimeve; rrjetet e...
-
Mashtrues në Vjenë: Paraqiten si punonjës uji për të vjedhur apartamente
-
Tronditëse: Foshnje e porsalindur gjendet e vdekur në çatinë e një garazhi në Graz
-
Rregulla të reja për punonjësit e pavarur në Austri nga viti 2026
-
Austri: Promovohet romanit autobiografik „KREUZTANNE“ nga Fate Velaj