Lajme
Dy vëllezër, dy arkitektë, diplomuan për një ditë në Zvicër
Dy vëllezër diplomojnë në të njëjtën ditë në Zvicër, me Prishtinën në qendër të projekteve të tyre
Platforma mediale Albinfo.ch me fokus Diasporën, sjell një tjetër storie suksesi.
Bëhet fjalë për Elion dhe Lindon Bytyqi, dy vëllezërit shqiptarë, kanë diplomuar për studime master në Arkitekturë në Universitetin e Shkencave të Aplikuara në Lucern (HSLU).
Momenti u bë edhe më i veçantë për faktin se të dy diplomuan në të njëjtën ditë, në të njëjtën sallë, krah për krah, një përvojë unike dhe emocionuese për ta dhe gjithë komunitetin shqiptarë.

Këtë vit, Kosova ka qenë në fokus të veçantë brenda programit akademik të këtij universiteti zviceran. Pesë studentë, përfshirë Elionin dhe Lindonin, punuan projektet e tyre të diplomës me temë arkitekturore të ndërlidhur me Prishtinën dhe hapësirat e saj publike.
“Pesë studentë, përfshirë mua dhe Elionin, patëm mundësinë të punonim temën e diplomës për Prishtinën,” ka treguar Lindoni, duke nënvizuar rëndësinë që për ta kishte kjo përzgjedhje, si profesionistë por edhe si shqiptarë.
Vlen të theksohet se si pjesë e procesit studimor, gjatë muajit mars u organizua një vizitë studimore në kryeqytetin e Kosovës, ku morën pjesë mbi 40 studentë ndërkombëtarë dhe profesorë nga Lucerni. Ata patën mundësinë të shohin nga afër ndërtesat dhe hapësirat që po i trajtonin në mënyrë akademike, një përvojë që e thelloi ndjeshëm kuptimin e projekteve të tyre.
Në projektin e tij, Elion Bytyqi u fokusua në një nga hapësirat më simbolike dhe të debatueshme të Prishtinës, kampusin universitar dhe, në veçanti, Kishën Ortodokse të papërfunduar që gjendet brenda tij. Ai nuk e trajtoi këtë ndërtesë si një problem për t’u zgjidhur, por si një pikënisje për reflektim dhe ridizajnim të gjithë hapësirës së kampusit, duke përdorur historinë, konfliktet dhe shtresëzimet arkitekturore si materie për krijim.
“Elioni e pa Kishën dhe gjithë kampusin si një palimpsest, një hartë me shtresa të ndryshme kohore, ku e kaluara nuk fshihet, por përdoret për të ndërtuar të ardhmen,” thuhet ndër të tjera në përshkrimin e projektit të tij.
“Për më tepër, temat tona të diplomës kishin në fokus hapësirat publike në Prishtinë, kështu që për ne ky moment ka edhe një lidhje të veçantë me Kosovën dhe dëshirën për të kontribuar me dijen dhe përvojën tonë,” është shprehur Elioni.
Kjo arritje e dy vëllezërve nuk përfaqëson vetëm sukses personal, por është edhe një shembull i fuqishëm i lidhjes së diasporës, një bashkëbisedim mes Zvicrës dhe Kosovës përmes arkitekturës, dijes dhe vizionit për të ardhmen. /Albinfo.ch






E-Diaspora
-
Nesër në Bernë: Ejani në manifestimin “Kurora e Lirisë” Manifestimi organizohet nga Këshilli i Shoqatave Kulturore Shqiptare në Zvicër në nderim të sakrificës së shenjtëpër... -
Vjenë
Vjenë: Nis regjistrimi i nxënësve për mësimin plotësues në gjuhën shqipe për vitin shkollor 2026/2027 -
Slloveni
Ganimet Shala, e vetmja shqiptare që kandidon për deputete në Slloveni -
Bau Investment Schweiz AG zgjeron portofolin me një nga projektet rezidenciale më të larta në Effretikon -
Zvicër: Sa flitet gjuha shqipe në shtëpi
Jeta në Austri
-
Vjenë
Vjenë: Nis regjistrimi i nxënësve për mësimin plotësues në gjuhën shqipe për vitin shkollor 2026/2027 Afati i aplikimit për prindërit shqiptarë në shkollat publike austriake është i hapur deri më 31... -
Vjenë: Ndryshim i rregullave të parkingut, ministria del me njoftim -
Ortopedi shqiptar Dr.Leonard Ndue, në shërbim të mijëra pacientëve në Vjenë -
Martesat dhe divorcet shënuan rënie në Austri gjatë vitit 2025 -
Austri
Nuk u vlerësua nga juria, por kënga e Sidrit Vokshit bëhet hit ne Austri













