Uncategorized
Dy ushtarë të NATO-s, në mesin e viktimave në Kabul
Militantët talibanë kanë marrë përgjegjësinë për sulmin e së enjtes.
Të paktën 12 persona janë vrarë, duke përfshirë një ushtar amerikan e në tjetër rumun dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur, si pasojë e një sulmi me makinë-bombë një lagjen e ambasadave, ndërtesave qeveritare dhe selisë lokale të NATO-s në Kabul.
Militantët talibanë kanë marrë përgjegjësinë për sulmin e së enjtes.
Ky është sulmi i dytë i madh i kryer nga talibanët gjatë kësaj jave në Kabul, teksa përfaqësues të Shteteve të Bashkuara dhe talibanëve është thënë se janë në fazën e fundit të përpjekjeve për të arritur një marrëveshje për paqe, që i jep fund luftës 18-vjeçare në Afganistan.
Një tjetër sulm i talibanëve me makinë-bombë i kryer në një tjetër provincë gjatë ditës, është raportuar të ketë vrarë të paktën katër civilë, përcjell albinfo.ch.
Talibanët, që janë duke kërkuar largimin e trupave ndërkombëtare nga Afganistani, kanë pretenduar se të huajt janë në mesin e të vdekurve në sulmin e Kabulit.
Zëdhënësi i talibanëve, Zabihullah Mujahid, ka thënë përmes një postimi në rrjetin social Twitter se sulmuesi vetëvrasës ka vrarë “12 pushtues të huaj”.
Në raportime është thënë se shënjestra ka qenë afër misionit të NATO-s.
Përmes një deklarate, NATO-ja ka thënë se dy anëtarë të misonit të saj, një rumun dhe një amerikan, “janë vrarë gjatë sulmit të sotëm në Kabul”.
Autoritetet rumune kanë konfirmuar se një ushtar rumun është në mesin e të vdekurve dhe një tjetër rumun është në gjendje të rëndë.
Presidenti rumun, Klaus Iohannisk, ka dënuar këtë sulm dhe ka theksuar përkushtimin e shtetit të tij “për të luftuar terrorizmin në nivel ndërkombëtar”.
Të ngjashme
Të tjera nga Uncategorized
E-Diaspora
-
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios
Jeta në Austri
-
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ Konferenca “Kosova në BE” në Parlamentin Austriak shënon 27 vjetorin e ndërhyrjes humanitare të NATO-s në... -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë













