Lajme
Dy të vrarë e gjashtë të plagosur: dyshohet për hakmarrje
Nga një makinë e tipit “xhip” është shtënë breshëri, drejt disa personave që po rrinin në plato të një lokali në Pejë. Bilanci tragjik përfundon me dy të vrarë dhe gjashtë të plagosur

Qyteti i Pejës sërish është tronditur të premten pasdite, pasi plumbat e një kallashnikovi që u shkrepen në qendër të qytetit, lanë dy persona të vrarë dhe gjashtë të plagosur. Bilanci tragjik duket se e ka zanafillën 14 vjet më parë, ndërsa vrasësit sikurse edhe herëve të tjera, kanë shtënë nga një veturë në lëvizje.
Viktimat ishin të ulur në tavolinat e një lokali në qendër të qytetit, ndërsa nga një makinë e tipit “xhip” ngjyrë hiri është shtënë drejt personave. Sipas raportimit të policisë, por edhe qytetarëve të Pejës, personi që ka shtënë në drejtim të tyre, nuk i ka kursyer as kalimtarët e rastit.
Policia e Kosovës në orët e vona të mbrëmjes e lëshim një komunikatë për media, duke treguar edhe moshën e peronave të vrarë dhe të plagosur.
“Në rrugën “Mbretëresha Teutë”, persona të panjohur nga vetura në lëvizje “Jeep Cherokee” me targa vendore, me ngjyrë ari, kanë shtëne në drejtim të viktimave të cilët ishin ulur në ballkonin e lokalit “Vali” dhe kanë plagosur viktimat: V.Kelmendi (1984), F.Bajraktari (1941), V.Mala (1987), B.Lajqi (1984), G.Kelmendi (1957), P.Gashi (1992), D.Berisha (1991) dhe F.Dervishi”, thuhet në njoftim.
Të gjitha viktimat, sipas policisë, janë dërguar në Spitalin Rajonal të Pejës ku iu është ofruar ndihma e parë mjekësore, ndërsa mjeku kujdestar ka konfirmuar vdekjen e V.Kelmendit dhe F.Bajraktarit. Të tjerët, sipas policisë, kanë pësuar lëndime trupore, mirëpo janë jashtë rrezikut për jetë.
Vetura me të cilën dyshohet se është kryer vrasja, është gjetur duke u djegur në nja fshat jo larg qytetit të Pejës. Autori, apo autorët e vrasjes pasi janë larguar nga Peja i kanë vënë zjarrin dhe e kanë braktis atë në një fshat në drejtim të Lugut të Baranit, rreth dhjetë kilometra larg Pejës.
Zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes duke bërë përpjekje për të ndaluar në mënyrë që të kërkojnë gjurmët.
Ndryshe, i vrari është Valdet Kelmendi, i njohur me emrin Lara, rreth 28 vjeç, ndërsa Bajraktari mund të ketë qenë kalimtar rasti.
Viktima ka qenë cak i sulmeve edhe herë tjera, ndërsa jo shumë kohë më parë janë vrarë edhe disa familjarë të tij, përfshirë edhe babën e tij, Shefqet Kelmendi, i vrarë marsin e vitit të kaluar dhe axhën e tij, i vrarë disa muaj më parë.
Në orët e mbrëmjes, Shefqeti u gjet i vrarë me disa plumba në rrugën “Bajram Kelmendi” afër kishës katolike.
Ndryshe, me 13 tetor të vitit të kaluar, sipas të njëjtit skenar, është vrarë Xhevdet Kelmendi axha i viktimës që u vra sot. Edhe Xhevdeti ishte ekzekutuar me kallashnikov në qendër të Pejës, derisa po pinte kafe me një qytetarë tjetër, ndërsa personat po ashtu shtinë nga një veturë në lëvizje.
Familja Kelmendi, ka qenë cak i disa sulmeve gjatë 14 vjetëve të pasluftës. Shumë anëtarë të kësaj familje janë vrarë nga persona që kanë mbetur “enigmë” për organet e drejtësisë.
Familja Kelmendi nga Peja ka disa vite që është në gjak me familjen Elshani nga fshati Ozdrim i Pejës, por asnjëherë Policia nuk ka arrit të zbulojë se në vrasjet janë përfshirë familjarët e dy familjeve.
Vrasjet ndërmjet dy familjeve nuk kanë përfunduar vetëm në Kosovë. Familjes Elshani në vitin 2013 iu ka vrarë një djalë në kantonin e Friburgut në Zvicër. I vrari ishte Selim Elshani, i cili siç ka raportuar atëbotë “albinfo.ch”, ishte ekzekutuar në prani të gruas dhe fëmijëve.
Personi që ishte vrarë në Zvicër ishte djali i Jusuf Elshanit, i cili ishte vrarë në vitin 2004 në një atentat në Vtimoricë të Pejës dhe vëllai i Virgjil Elshanit i vrarë në vitin 2000. Dy muaj para se të vritet Elshani në Friburg, në qendër të Pejës ishte ekzekutuar Shefqet Kelmendi babai i viktimës që u vra sot.
Por, pavarësisht këtyre vrasjeve, asnjë nga to nuk ka marrë epilogun nga gjykatat.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Aksident tragjik në Gjermani, humb jetën një mërgimtar nga Peja Një aksident fatal ka ndodhur në Gjermani, ku ka humbur jetën N. Lushi nga Peja. Lajmi...
-
Bolonjë: Kapet shqiptari me 1 kg kokainë
-
“Kosova in Berlin – Edicioni i Dytë 2025”
-
Pas një incidenti, 14 vjeçarja shqiptare humb jetën në këtë shtet
-
Nxënësit nga diaspora në shtetin gjerman mbyllin vitin shkollor me një eksursion në Nürnberg
Jeta në Austri
-
Tragjedi në Festival: Vdes një 22-vjeçar pas një incidenti sigurie Festivali i Dashurisë Elektrike 2025 në Salzburg u mbyll me një tragjedi. Një vizitor 22-vjeçar nga...
-
Universitetet austriake duan rregulla më të rrepta për pranimin e studentëve të huaj
-
Salzburg: Rrëzohet një aeroplan në pyll, shpërthen zjarri
-
Kreditë për shtëpi në Vjenë konsumojnë 53% të të ardhurave
-
Këta emigrantë përfitojnë më së shumti nga “AMS” në Austri