Lajme
Dy të vdekur pas një sherri në Bernë
Mëngjesin e së premtes ka pasur një përleshje fizike mes disa personave në Ittigen BE, shkruante në një deklaratë policia kantonale e Bernës.
Për pasojë kanë mbetur të plagosur rëndë dy gra dhe një burrë. Të tre u dërguan në spital në gjendje kritike. Njëra nga dy gratë dhe burri vdiqën aty pak kohë më vonë, shkruan 20minuten.
Një tjetër person i përfshirë në debat është arratisur. Pavarësisht kërkimeve që kanë nisur menjëherë, ai ende nuk është ndalur. Nuk dihen ende identitetet e të ndjerëve. Megjithatë, ka indikacione konkrete për këtë.
Denoncimi i parë është marrë në orën 04:20 në vendngjarje, policia ka hasur në një trotuar një të plagosur rëndë. Shërbimet e urgjencës gjetën më pas dy gra të plagosura rëndë në një pallat.
Siç raportuan disa banorë për 20 Minutes, ata u zgjuan nga helikopteri Rega midis orës 5 dhe 5:30 të mëngjesit, ai u ul në një fushë ngjitur dhe u largua përsëri pak kohë më vonë. Policia rrethoi rrugën për disa orë dhe autobusi RBS numër 41 gjithashtu nuk mundi të kalonte midis Ittigen, Kappelisacker dhe Rütti, Universiteti, përcjell albinfo.ch.
Një video nga BRK News tregon policët duke kontrolluar shkurret para pallatit.
E-Diaspora
-
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita Ka themeluar dhe drejton një kompani me dy shtëpi për të moshuar. Albinfo.ch e ka zgjedhur... -
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë










