Shkurt.ch
Dy të vdekur nga aksidenti i aeroplanit gjatë një spektakli ajror
Fluturakja e vogël gjatë nisjes nuk mundi të bënte shkëputjen nga toka, kështu që u përplas në një urë metalike në fund të shtegut për nisje
Në një spektakël ajror në Arosa, Kantoni Graubünden, pasditen e të shtunës ka ndodhur një aksident me ç`rast kanë humbur jetën dy persona.
Siç bën të ditur Policia Kantonale e Graubündenit, fluturakja e vogël gjatë nisjes nuk mundi të bënte shkëputjen nga toka, kështu që u përplas në një urë metalike në fund të shtegut për nisje, shkruan srf.ch.
Nga kjo përplasje, avioni shpërtheu në flakë dhe përkundër ndërhyrjes dhe fikjes së shpejtë të zjarrit, pësoi vdekje në vend udhëtarja 69 vjeçare në aeroplan, transmeton albinfo.ch. Ndërsa piloti 73 vjeçar i cili mori lëndime të rënda, u transportua nga Rega për në spitalin Kantonal në Chur, prej nga pastaj u dërgua në Spitalin Universitar të Cyrihut. Përkundër përpjekjeve të stafit, ai vdiq gjatë natës së mbrëmshme.
Të dy viktimat vijnë nga Zvicra e Mesme, njofton policia.
E-Diaspora
-
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane Prej më shumë se dhjetë vitesh, familja Markaj në Obersiggenthal e shndërron oborrin e saj në... -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës -
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës -
Dr. Përparim Limani në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste









