Lajme
Dy të tretat e zviceranëve, kundër rritjes së emigracionit
Imigrimi dhe shtimi i popullsisë janë një shqetësim për shumë zviceranë: një studim i ri tregon se më mbi 60 % duan të kufizojnë numrin e emigrantëve
Shumica e mbështetësve të të gjitha partive të djathta po bëjnë thirrje për një zgjidhje të çështjes së imigracionit përmes kuotave dhe kjo në të gjitha rajonet kryesore të Zvicrës, nga rajoni i Liqenit të Gjenevës deri në Zvicrën qendrore, transmeton albinfo.ch. Këtë e tregon sondazhi i fundit nga Tamedia.
Në përgjithësi, 62 për qind i janë përgjigjur pyetjes nëse Zvicra duhet të kufizojë më fort imigracionin me po (36 për qind) ose më mirë po (26 për qind), shkruan sda.ch. Madje edhe Liberalët e Gjelbër janë kryesisht në favor të një kufizimi (51 për qind). Mbështetësit e Partisë së Qendrës (Die Mitte) dhe FDP mbështesin kufizime të tilla me mbi 70 përqind. Ndërkaq ata që janë të afërt me SVP-në, kufizimi i imigracionit është plotësisht në rend të ditës: 93 përqind janë në favor të kufizimit, vetëm 2 për qind janë kundër.
Situata ndryshon kur bëhet fjalë për partitë e majta: 41 për qind e votuesve të PS-së duan të kufizojnë më shumë emigracionin, ndërsa tek të Gjelbërit është dëshira për kufizim arrin në 37 për qind. Me fjalë të tjera: shumica nuk dëshiron të kufizojë më shumë emigracionin, por rezultatet edhe këtu janë më të ngushta se sa që kanë qenë deri më tani.
Është gjithashtu e habitshme se sa më gjatë të jetojnë emigrantët në Zvicër, aq më kritikë bëhen edhe ata vetë ndaj imigracionit, transmeton albinfo.ch. Të huajt që janë natyralizuar janë në favor të kufizimit të emigracionit (65 për qind).
Dy të tretat nuk duan më shumë refugjatë
Të pyetur nëse Zvicra duhet të pranojë më shumë refugjatë, rreth dy të tretat janë përgjigjur me jo: 33 për qind kanë thënë jo dhe 30 për qind priren të thonë jo.
Në këtë kontekst ka edhe dallime midis qytetit dhe fshatit. 66 për qind e popullsisë rurale nuk duan më të pranojnë refugjatë. Në qytet, 56 për qind janë kundër pranimit.
38 përqind e vlerësojnë rolin e Zvicrës në botën politike si të rëndësishëm ose mjaft të rëndësishëm. Rreth një e treta (29 për qind) e përshkruan këtë rol si egoist, përcjell albinfo.ch. Për 46 për qind e të anketuarve, Zvicra shfaqet e përkushtuar ndërkombëtarisht.
Për anketën, Instituti Leewas ka intervistuar 50,740 njerëz në Zvicër midis 24 tetorit dhe 13 nëntorit 2022 në emër të “20 Minuten” dhe Tamedia. Gama maksimale e gabimit të kampionimit është ± 0,7 pikë përqindjeje.
E-Diaspora
-
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve Fehmi Mahalla: “Kënaqësia më e madhe nuk është vetëm medalja ime, por ajo e garuesit. Aty... -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës -
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës -
Dr. Përparim Limani në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau -
Diaspora ka dërguar 310 milionë euro në Maqedoninë e Veriut gjatë vitit të kaluar
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste











