Lajme
Dy të rinj shqiptarë u arrestuan për abuzim me të miturën në Itali
Dy shtetas shqiptarë të moshës 22 dhe 32 vjeç janë arrestuar nga Policia e Shtetit në Itali me akuzën e përdhunimit në grup ndaj një vajze të mitur, raportojnë mediat italiane, përcjell albinfo.ch.
Nga hetimet e kryera rezultoi se pas një nate të kaluar në një klub të njohur në Valdelsa, mes konsumimit të drogës dhe alkoolit, dy të rinjtë kanë abuzuar me të miturën në makinën parkuar jo shume larg hyrjes së klubit.
Vajza fare e re, pas dhunës së pësuar, më pas është shoqëruar nga vetë torturuesit pranë shtëpisë së saj dhe është lënë aty në kushte të këqija psikofizike. Pas denoncimit të vajzës në komisariatin e Poggibonsit, kanë nisur hetimet, të koordinuara nga prokurori publik në Gjykatën e Sienës, të cilat kanë çuar në identifikimin e dy të dyshuarve. Pas arrestimit, dy shqiptarët u dërguan në burgun Santo Spirito në Siena, në pritje të arrestit shtëpiak në shtëpitë e tyre, me aplikimin e byzylykut elektronik.
E-Diaspora
-
Kosova dhe Shqipëria në krye të kërkesave për bashkim familjar në Gjermani Pavarësisht shtrëngimit të politikave të imigracionit në Gjermani, qytetarët nga Kosova dhe Shqipëria mbeten ndër aplikuesit... -
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve
Jeta në Austri
-
Ekspertët kosovarë që shkëlqejnë në Evropë: Dr. MDSc Genc Zenunaj pjesë e rastit të parë “Guided Quad Zygoma” LUMC, Holandë Në Departamentin e Kirurgjisë Maksillofaciale në LUMC u krye me sukses ndërhyrja e parë “Guided Quad... -
Vjenë: Procesi i votimit në ambasadë po vazhdon në mënyrë të rregullt -
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026










