Shqipëria
Dy shpërthime brenda natës në Shkodër
Një shpërthim me tritol ka ndodhur mbrëmjen e të shtunës në qytetin e Shkodrës. Ngjarja është regjistruar në banesën e shefit të Stacionit Policor të Thethit, rreth orës 21:45, në lagjen “Guerrile”.
Gjatë mbrëmjes së djeshme i është vënë tritoli banesës së Shefit të komisariatit të Thethit në Shkodër, Prel Milani.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:45, në lagjen ‘Guerrile’ në qytetin verior. Sipas burimeve për Report Tv, tritoli banesës së shefit të komisariatit, Prel Milani, i është vënë në pjesën e pasme.
Duke shfrytëzuar errësirën e natës dhe lëvizjet e pakëta në rrugë, autorët e kësaj ngjarjeje kanë mundur të largohen pa u pikasur nga askush. Fatmirësisht nga shpërthimi i fuqishëm nuk ka pasur persona të lënduar, por vetëm dëme materiale. Ndërkohë ende nuk dihen shkaqet e kësaj ngjarjeje dhe pritet që grupi hetimor të zbardhë të plotë atë dhe të sqarojë nëse bëhet fjalë për ndonjë konflikt me persona të tjerë të vetë shefit të Prel Milani, apo për shkak të detyrës.
Por, sikur kjo të mos mjaftonte, një tjetër shpërthim me tritol ka ndodhur po në qytetin e Shkodrës. Shpërthimi tjetër me lëndë plasesë ka ndodhur në fshatin Grude e Re, në banesën e Kolë Bungaja. Lënda plasëse, e cila dyshohet të jetë tritol, i është vendosur në portën hyrëse të banesës. Si pasojë e shpërthimit ka pasur dëme materiale.
Banorët ishin në shtëpi në gjumë në momentin e shpërthimit. Ndërkohë po punohet për të zbuluar rrethanat e ngjarjes si dhe identifikimin dhe kapjen e autorit, shkruajnë mediat shqiptare, përcjell albinfo.ch.
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
E zë gjumi në pompën e benzinës, me motorin ndezur – i merret patenta kosovarit Policët urdhëruan analiza gjaku dhe urine. Patenta e tij e shoferit u konfiskua dhe u dërgua... -
Aksident tragjik në Itali, humbin jetën dy të rinj shqiptarë -
Një urë mes rrënjëve dhe integrimit, një shtëpi e përbashkët e besimit dhe kulturës -
Melisa Leka, shkëlqen në serialin ndërkombëtar “Dark Side of the Ring” -
Libri i Mira Kazhanit promovohet në Gjermani
Jeta në Austri
-
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti Vjena ul emetimet e CO₂ me 5.8%, duke tejkaluar mesataren e Austrisë. Politikat e forta për... -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa









