Lajme
Dy qytete zvicerane, në 10 vendet me teknologjinë më të mirë në botë
Dy qytete zvicerane renditen në 10 top dhjetshën e vendeve me tekonologjinë më të zhvilluar në botë.
Indeksi i Qyteteve të Zgjuara u lëshua nga Instituti për Zhvillimin dhe Menaxhim në Lozanë si dhe Universiteti i Singaporit për Teknologji dhe Dizajn.
Studiuesit pyetën qytetarët nga 109 qytete se çfarë mendojnë rreth shërbimeve teknologjike në pesë fusha të ndryshme: shëndet, siguri, lëvizshmëri dhe aktivitete, përcjell albinfo.ch.
Sipas IMD, rezultatet e shërbimeve po ofrojnë njohuri se si po ndikon teknologjia në epokën e COVID-19.
Zvicra është i vetmi shtet që ka të pozicionuar dy qytetet në këtë top dhjetëshe. Cyrihun në vendin e tretë dhe Gjenevën në të shtatin.
Cyrihu ka rezultate të larta në fushën e objekteve shëndetësore, pjesëmarrjes politike si dhe në arsim.
Banorët e këtij qyteti janë gjithashtu të kënaqur me shpejtësinë e internetit dhe mundësitë për të gjetur punë në internet.
Sidoqoftë, të anketuarit e sondazhit kritikuan mungesën e votimit elektronik dhe aplikacioneve për gjetjen e një hapësire parkimi ose ndarjen e makinave.
Gjeneva doli mirë në kategori duke përfshirë komoditetet themelore, pjesëmarrjen e qytetarëve, arsimin, shëndetësinë dhe lëvizjen sociale.
Por banorët ankohen për bllokimet e trafikut dhe ndotjen e ajrit.
Problemi më i madh që raportuan banorët e të dy qyteteve është mungesa e strehimit të përballueshëm.
Të dy qytetet shpesh kanë rezultate të larta në sondazhet ndërkombëtare, duke vlerësuar cilësinë e jetës dhe vendet më të shtrenjta për të jetuar.
Singapori dhe Helsinki u renditën përkatësisht në vendet e para dhe të dyta, të ndjekura nga Auckland, Oslo, Kopenhagen, Taipei City, Amsterdam dhe New York në 10 më të mirët./albinfo.ch
E-Diaspora
-
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës Dita Kombëtare e Diasporës shënohet në Bernë me studentët shqiptarë... -
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës -
Dr. Përparim Limani në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau -
Diaspora ka dërguar 310 milionë euro në Maqedoninë e Veriut gjatë vitit të kaluar -
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste










