Lajme
Dy persona vdesin nga coronavirusi në Iran
Dy të moshuar kanë vdekur në Iran pas testimit pozitiv me coronavirusin e ri, sipas zyrtarëve shëndetësorë.
Të moshuarit vdiqën në spital pasi dolën pozitiv me coronavirus, në qytetin Qom, thonë zyrtarët.
Vdekjet e së mërkurës ishin vdekjet e para të shpërthimit në Lindjen e Mesme.
“Dy të moshuar kanë vdekur për shkak të coronavirusit në qytetin Qom, në jug të Teheranit”, tha Alireza Vahabzadeh, një këshilltare e ministrit të shëndetësisë të Iranit, për Al Jazeera të mërkurën, transmeton Telegrafi.
“Të dy viktimat kishin pësuar infeksione akute të mushkërive për shkak të infeksionit të tyre me coronavirusin”, shtoi ajo.
Më herët gjatë ditës, Kianoush Jahanpour, zëdhënës i Ministrisë së Shëndetësisë së Iranit, tha se të dy personat ishin testuar pozitiv për virusin në rezultatet paraprake.
Nuk kishte informacion të menjëhershëm për gjininë dhe moshën e saktë të viktimave.
COVID-19, siç njihet zyrtarisht virusi, u zbulua për herë të parë në qytetin qendror kinez, Wuhan, në fund të dhjetorit.
Që nga ajo kohë ka vrarë më shumë se 2,000 njerëz në territorin e Kinës dhe ka infektuar më shumë se 75,000 globale.
Dy viktimat në Iran ishin rastet e para të vendit dhe vetëm vdekja e shtatë dhe e tetë e shkaktuar nga virusi jashtë Kinës kontinentale.
Muajin e kaluar, Emiratet e Bashkuara Arabe ishin vendi i parë në Lindjen e Mesme që raportoi raste me coronavirusin e ri, përcjell Albinfo.ch
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Würenlos: Dy të rinj shqiptarë aksidentohen duke ikur nga policia Një 28-vjeçar dhe një 33-vjeçar shqiptar u arrestuan në vendngjarje. Njëri prej tyre kishte pësuar plagë... -
Agon Sejdiu – piloti shqiptar që i dha krahë ëndrrës së fëmijërisë -
E zë gjumi në pompën e benzinës, me motorin ndezur – i merret patenta kosovarit -
Aksident tragjik në Itali, humbin jetën dy të rinj shqiptarë -
Një urë mes rrënjëve dhe integrimit, një shtëpi e përbashkët e besimit dhe kulturës
Jeta në Austri
-
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti Vjena ul emetimet e CO₂ me 5.8%, duke tejkaluar mesataren e Austrisë. Politikat e forta për... -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa











