E-Diaspora
Dy motra shqiptare përplasen me jurinë e “DSDS”
Talent show “Deutschland sucht den Superstar” nuk ka filluar për së mbari sezonin e ri.
Protagonistë të natës së parë u bënë dy motra shqiptare, të cilat lanë shije të hidhur në këtë spektakël. Në mungesë talenti për vallëzim, motrat Xheneta dhe Tereza Zeneli u konfrontuan me jurinë, madje anëtaren e jurisë, Mandy Capristo, e bën edhe të qajë.
Me të hyrë në skenë, dy vajzat me prejardhje nga Kosova që jetojnë në Gjermani kishin vetëbesim të madh, ndoshta edhe të tepruar. Në pyetjen e njërit nga anëtarët e jurisë se më çfarë note e vlerësoni veten nga 1- 10 për këndim dhe vallëzim, ato vlerësuan aftësitë e tyre vokale me notën 8-9, kurse për vallëzim thanë se meritojnë notën 10.
Motrat kishin zgjedhur këngën e Ardian Bujupit
“Boom Rakatak”, ku së pari vendosen të tregojnë talentin e tyre në vallëzim. Por, vallëzimin që e bën nuk i bindi jurinë, madje pop titani Dieter Bohlen ishte shumë i ashpër ndaj tyre sa që ua tregoi derën e daljes. Pas këtij ballafaqimi, Mandy (ish e dashura e Mësyt Ozil), shkon prapa skenës për t’i qetësuar vajzat, mirëpo ato gjithë zemërimin e shprehin në të. “Ne kemi udhëtuar tri orë për të ardhur deri këtu dhe pritëm 7 orë për t’u prezantuar. Që nga fillimi këtu ishte vetëm mashtrim”, tha njëra nga motrat, teksa iu drejtua anëtares së jurisë, Mandy Capristo: “Ti je aq e zgjuar sa të diskutosh më mua? Unë jam e diplomuar, vijoj studimet, ndërsa ti je veç një ****”, i thotë Tereza.
Paraqitja e dy motrave Zeneli nuk është pritur mirë as nga lexuesit, të cilët kanë reaguar ashpër me komentet e tyre në rrjetet sociale ndaj dy vajzave.
Shikoni: Video
E-Diaspora
-
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë Mërgata kosovare në Zvicër po dëshmon edhe këtë herë interes të lartë për procesin zgjedhor në... -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste









