E-Diaspora
Dy kushërinjtë shqiptarë e mbajnë lidhur në bodrum “mysafirin” e tyre
Ata e kishin lidhur mysafirin në një karrige, ia kishin mbyllur gojën dhe e kishin frikësuar duke e kërcënuar me një sëpatë. Atij ia kanë marrë paratë që kishte, 150 franga, një kartelë krediti (Visa)...
Dy shqiptarë të Kosovës, kushërinj mes vete e kanë joshur një të njohur të tyre nga St.Galleni për të shkuar në Glarus, duke i premtuar që t`i shisnin marihuanë. Pastaj ata, në një bodrum e kanë plaçkitur, lidhur dhe ia kanë mbyllur gojën. Njëri nga sulmuesit nuk ksihte të drejtë qëndrimi në Zvicër, pasi që ishte dëbuar që nga viti 2008, shkruan südostschweiz. Duke qenë në burg ai e kishte kërcënuar me vdekje një punëtor të Zyrës për Migracion.
Pak ditë më parë, shqiptarët e Kosovës, njëri 24 e tjetri 28 vjeç janë përgjigjur para gjyqit për grabitje dhe privim nga liria
Personi i joshur, pasi kishte arritur në shtëpinë ku e kishin lënë të takoheshin ishte goditur nga dy “mikpritësit” aq shumë sa që ishte rrokullisur shkallëve për në bodrum, transmeton albinfo.ch. Pastaj ata e kishin lidhur mysafirin në një karrige, ia kishin mbyllur gojën dhe e kishin frikësuar duke e kërcënuar me një sëpatë. Atij ia kanë marrë paratë që kishte, 150 franga, një kartelë krediti (Visa), dhe një orë që kushtonte 240 franga. Veç kësaj, e kishin detyruar atë që t`ua tregonte numrin sekret të kartelës së bankës.
Pas një ore ata e kishin liruar, ndërsa katër ditë më vonë policia i kishte arrestuar dy kushërinjtë. Por ndërsa 24 vjeçari ishte liruar ditën tjetër, kushëriri i tij 28 vjeçar vazhdon të mbahet në burg. Deri në arrestimin e tij ai jetonte prej një viti e gjysmë ilegalisht në Zvicër, pasi që në vitin 2008, për shkak se kishte kryer disa delikte, ai ishte dëbuar, përcjell albinfo.ch. Po ashtu i ishte shqiptuar masa e ndalimit të hyrjes në Zvicër për 9 vjet.
Gjatë burgut hetimor në Glarus ai e kishte kërcënuar një nëpunës të Zyrës për Migracion, duke i shkruar në një letër si vijon: “Ashtu sikurse ti, bir qeni, ma ke hedhur jetën në mbeturina, edhe unë do ta hedh jetën tënde në lum”. Uë do të të ndaj në 99 copë, ty, qen, ti je një nazist i madh, urryes i të huajve je ti! Vetëm prit, ti qen, se ti je i fortë në shkrim e unë jam i fortë nga krahët! Bir kurve”. Ndërsa në qelinë e tij në burg ai kishte rregulluar një armë shpuese nga druri.
Ndërsa si motiv për deliktin më të ri, lidhjen e personit nga St. Galleni, ai ka përmendur hakmarrjen. Sepse “mysafiri” më parë, në vitin 2015 e kishte “përdhosur”, transmeton albinfo.ch. Por se në çfarë forme kishte ndodhur kjo përdhosje, nuk ishte sqaruar para gjyqit.
Prokurori ka kërkuar për 28 vjeçarin 36 muaj burg ndërsa për 24 vjeçarin 14 muaj me kusht. Të dy kanë pranuar veprën e tyre ndërsa vendimet gjyqësore ende nuk janë marrë.
Të tjera nga E-Diaspora
E-Diaspora
-
Revista e manifestimit “Kurora e Lirisë”, një publikim që sjell standard të ri Kjo revistë përfaqëson një ndër botimet e para të këtij niveli, e cila sjell një format... -
Two.jobs sjell inovacion në Social Media Recruiting në HR Festival Europe 2026 -
Në Bernë promovohet libri “Klithma” i autores Alketa Gashi-Fazliu -
Nga familja në shërbim të qytetit: çifti shqiptar zgjidhet në Këshillin Komunal të Yverdon-les-Bains -
Nesër në Bernë: Ejani në manifestimin “Kurora e Lirisë”
Jeta në Austri
-
Vjenë
Vjenë: Nis regjistrimi i nxënësve për mësimin plotësues në gjuhën shqipe për vitin shkollor 2026/2027 Afati i aplikimit për prindërit shqiptarë në shkollat publike austriake është i hapur deri më 31... -
Vjenë: Ndryshim i rregullave të parkingut, ministria del me njoftim -
Ortopedi shqiptar Dr.Leonard Ndue, në shërbim të mijëra pacientëve në Vjenë -
Martesat dhe divorcet shënuan rënie në Austri gjatë vitit 2025 -
Austri
Nuk u vlerësua nga juria, por kënga e Sidrit Vokshit bëhet hit ne Austri












