Integrimi
Dy kosovarë të vrarë dhe një i plagosur
43 vjeçari tashmë i plagosur i kishte telefonuar një ditë më parë policisë duke kërcënuar se për shkak të problemeve familjare do të bënte vetëvrasje duke u hedhur nga një shkëmb
Në Neumarkt të Gjermanisë, landi i Bavarisë, janë vrarë të martën pasdite dy kosovarë, dhe një tjetër është i plagosur
Siç bëhet e ditur në një komunikatë për medie të policisë së Regensburgut, policia është njoftuar të martën përmes telefonit nga një kosovar 43 vjeçar i involvuar në ngjarje. Kur kanë mbërritur në vendin e krimit, policët e kanë gjetur të përmendurin të mbuluar nga gjaku, pasi që kishte pësuar plagë të rënda nga therja. Ai, që sipas njohurive të policisë është dhëndri i familjes, është dërguar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetë.
Ndërsa në banesën e afërme ata kanë gjetur dy meshkuj të vrarë, të shtrirë në dysheme. Bëhet fjalë për banorët e kësaj banese, një burrë 65 vjeçar dhe një tjetër 26 vjeçar, që rezulton të jenë baba dhe djalë, respektivisht vjehrri dhe kunati i të plagosurit.
Mbetet ende e paqartë se çfarë ka ndodhur në këtë banesë, cilat janë motivet e vrasjes dhe se çfarë roli ka luajtur secili nga tre pjesëmarrësit në krim. Në vendin e ngjarjes është gjetur një thikë dhe vegla tjera të kuzhinës që janë përdorur në këtë akt.
Më tutje në komunikatën e policisë thuhet se 43 vjeçari tashmë i plagosur i kishte telefonuar një ditë më parë policisë duke kërcënuar se do të bënte vetëvrasje duke u hedhur nga një shkëmb te rrënojat e kështjellës Wolfstein. Si shkas për këtë ai kishte përmendur problemet familjare. Policia e kishte parandaluar vetëvrasjen e tij dhe ai ishte paraqitur në spital për terapi. Por vetëm një ditë më vonë, ditën e krimit, më 29 janar) 43 vjeçari kishte ikur nga spitali.
Kufomat e dy të vrarëve, shtetas kosovarë janë duke u trajtuar në Institutin për mjekësi ligjore në Universitetin e Nürnbergut.
Nga ana tjetër, mediet nga Prishtina thonë se të vrarët janë B.R. dhe R.R., babë e bir.
E-Diaspora
-
SHBA
Festë për 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës në Ambasadën e SHBA-së Ambasada e Kosovës në SHBA hap dyert për festimin e 18-vjetorit të Pavarësisë... -
Nju-Jork
Anila Aliu nderohet me mirënjohje zyrtare nga Asambleja e Shtetit të Nju-Jorkut -
Hanover
Hannover Airport dhe ADAC korrigjojnë emërtimin e vendbanimeve të Kosovës -
Ansambli “Arbëresha” festoi 22 vjetorin e themelimit -
Policia bastis një klub shqiptar për shkak të lojërave ilegale të fatit
Jeta në Austri
-
75,000 euro të marra nga kasaforta në Vjenë, vjedhja e shpikur Dy burra u arrestuan pafajësisht, një vjedhje me thyerje u sajua. Tani sistemi i drejtësisë po... -
Raporti i Eurostat: Çmimet e shtëpive në BE janë rritur me 53% që nga viti 2010 -
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale












