Tematike
Dy kosovarë akuzohen për plagosje të rëndë, “në një qërim të planifikuar hesapesh”
Dy kosovarët që kanë plagosur rëndë dy vëllezër në një grindje familjare përballen me dënime të gjata me burg, para Gjykatës së Qarkut në Winterthur

Dy të akuzuarit janë një hidraulik kosovar 44-vjeçar nga Regensdorfi ZH dhe një bashkatdhetar 36-vjeçar i tij, nga Hamburgu, Gjermani, transmeton albinfo.ch. Sipas aktakuzës, dy personat janë kushëriri gjegjësisht xhaxhai i një gruaje që ka pësuar dhunë sistematike në familje nga bashkëshorti i saj dhe për të cilën ai është dënuar me burgim me kusht prej 30 muajsh.
Dy burrat donin të flisnin me të përmendurin, prandaj kushëriri kishte fluturuar nga Hamburgu në Cyrih në mars të vitit 2020.
Në procesin e sotëm para Gjykatës së Qarkut të Winterthur-it, xhaxhai nuk pranoi të jepte dëshmi ndërsa kushëriri foli për një “udhëtim spontan”. “Nuk e dija për problemet martesore të kushëririt tim”, tha ai, shkruan 20minuten.ch. Atë mbrëmje ata shkuan spontanisht për në Winterthur për të pirë një birrë në një bar shisha. Kur gjyqtari e pyeti se pse e kishte pyetur më pas banakierin për personin e kërkuar dhe i kishte dërguar një “përshëndetje”, përgjigja e tij ishte: “Nuk është e vërtetë”.
Pak para mesnatës është shfaqur bashkëshorti me tre vëllezërit e tij, transmeton albinfo.ch. Para klubit janë takuar dy të dyshuarit me dy shoqërues të tjerë. Pas një mosmarrëveshjeje të shkurtër verbale, xhaxhai dhe kushëriri kanë nxjerrë thikat e palosshme që kishin sjellë me vete dhe kanë goditur me thikë personin e përmendur dhe njërin nga vëllezërit e tij, sipas aktakuzës. I kanë lënduar shpinën dhe barkun. “Ishte vetëmbrojtje, kam luftuar për jetën atë mbrëmje”, ka justifikuar kushëriri goditjen me thikë.
Prokurori publik ka kërkuar dënim me burg prej 14 vitesh për kushëririn për tentativë vrasjeje, për xhaxhain dymbëdhjetë vjet dhe dëbim shumëvjeçar nga Zvicra. Sipas tij “Ishte një qërim i planifikuar hesapesh”.
Kushërira i kishte shkruar bashkëshortit në një mesazh në Whatsapp: “Kujdes shumë ku rri. Ne nuk do ta lëmë këtë çështje pa e zgjidhur. E ke tepruar, i gjithë Winterthuri të njeh”. Kushëriri kishte planifikuar të shkonte në Gjermani pas qërimit të hesapeve. Dy burrat janë kapur nga policia në Heilbronn (Gjermani) po atë natë dhe më vonë janë ekstraduar në Zvicër.
Avokati i bashkëshortit kërkon një dëmshpërblim prej 40,000 CHF për klientin e vet, përcjell albinfo.ch. “Klienti im ishte planifikuar të `shlyhej`”. Bëhej fjalë për hakmarrje sepse ishte ndarë nga gruaja. “Të akuzuarit kanë dashur ta marrin ligjin në duart e tyre”, është shprehur avokati.
Kjo po ndodhte në një kohë kur çështja tashmë ishte zgjidhur: klienti i tij ishte dënuar ligjërisht për dhunën në familje që kishte ushtruar dhe martesa ishte divorcuar.
Në të kundërt, avokatët e të akuzuarve kanë folur për një “teprim të vetëmbrojtjes”. “Vëllezërit kanë bërë deklarata të rreme dhe kontradiktore”, tha një nga avokatët. Të akuzuarit nuk kanë sulmuar, ata nuk do të kishin asnjë shans kundër katër vëllezërve.
Gjykata e Qarkut e Winterthurit do të marrë vendimin të enjten në mbrëmje.
Të ngjashme
Të tjera nga Tematike
E-Diaspora
-
Kosovari godet me makinë motoçiklistin e rrëzuar dhe thotë: Mendova se ishte kaproll! I akuzuari ka thënë se e gjithë ajo që kishte parë në rrugë ishte vetëm "diçka...
-
30-vjetori i gjenocidit të Srebrenicës përkujtohet me një ceremoni në Lozanë
-
Pejë: Mërgimtarit i vidhen 70.000 euro para e stoli
-
Ansambli “Vatra” rikthehet në Albanifest, një festë në zemër të Winterthur-it
-
Fletëza, 180 karta për të mësuar shqip me fëmijët tuaj në diasporë
Jeta në Austri
-
Raporti: 400 super të pasur zotërojnë 37% të pasurisë financiare të Austrisë Austria vazhdon të shfaqë shpërndarje shumë të pabarabartë të pasurisë: rreth 400 individë me pasuri neto...
-
Pse po rriten çmimet e transportit në Vjenë dhe për sa?
-
Qeveria austriake po shqyrton ndërhyrjen në çmimet e energjisë
-
Çmimet më të larta të karburanteve në Itali dhe Gjermani në krahasim me Austrinë
-
Gjysma e punëtorëve austriakë të shitjes me pakicë përballen me abuzim