Kosova
Takohen sot grupet punuese të LVV-së dhe LDK-së
Marrëveshja për koalicion qeverisës, mblidhen sot këto dy parti
Dy grupet punuese të Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës sot do të vazhdojnë me një takim tjetër në përpjekje për arritjen e marrëveshjes për koalicion qeverisës.
Në një intervistë për KosovaPress, kreu i Vetëvendosjes, Albin Kurti, tha se në takimin e grupeve punuese me LDK-në do të diskutohet për çështje ekonomike, teksa bëri të ditur se shumë shpejt pritet të diskutojë me kryetarin e LDK-së, Isa Mustafa.
Kurti, i cili synon postin e kryeministrit, tha se ende nuk i kanë ndarë postet ministrore, pasi sipas tij fokusi fillimisht është te riorganizimi i tyre.
Ndryshe, nga takimi i fundit, dy partitë kanë deklaruar se janë pajtuar që qeveria e tyre të mos ketë më shumë se 12 ministri.
Takimi i parë LDK-VV pas zgjedhjeve ka ndodhur mes dy kandidatëve për kryeministër, Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit, e shoqëruar nga kryetari i LDK-së, Isa Mustafa.
Në zgjedhjet e 6 tetorit, Lëvizja Vetëvendosje doli e para, pasuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës
E-Diaspora
-
Gjermani
Kevin doktoroi në Universitetin Teknik të Mynihut Kevin Mato mbrojti doktoraturën në Universitetin Teknik të Mynihut në fushën e kompjuterikës kuantike... -
Suedi
Dy akademikë nga Kosova ndër më të spikaturit në universitetet suedeze -
Nga Zvicra në Prishtinë: Mjekët shqiptarë frymëzojnë gjeneratën e re të studentëve të mjekësisë -
Përparim Avdili: Nuk duhet të ndryshoj emrin për tu bërë kryebashkiak i Cyrihut -
Würenlos: Dy të rinj shqiptarë aksidentohen duke ikur nga policia
Jeta në Austri
-
A do të punonit në Austri për 2200 euro? Austria kërkon punëtorë sezonalë në prag të sezonit dimëror... -
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë











