Lajme
Dy foshnje vdesin, dyshohet në vaksinën “Diteper”!
Një foshnje 2 mujashe dhe një 4 muajshe kanë ndërruar jetë brenda dy ditëve në Maqedoni, ndërsa dyshohet se shkaka i vdekjes është vaksina “Diteper”
Një vaksinë e llojit diteper duket se është bërë shkaktar i vdekjes së dy foshnjave në Maqedoni, njëri 2 dhe tjetri 4 muajsh. Dy bebet kanë ndërruar jetë brenda dy ditëve, njëri me 1 dhe tjetri me 3 mars, ndërsa prindërit tregojnë se vdekja erdhi pasi ata morën vaksinën e njëjtë.
Siç raportojnë mediet lokale në Shkup, bëhet fjalë për vaksinën Diteper, e përdorur vetëm dy ditë para se foshnjat të vdisnin. Familjarët janë tëtronditur nga tragjedia dhe nuk janë të gatshëm të flasin para kamerave, ndërsa rastin për “Alsat M” e konfirmojnë edhe nga policia dhe mjekësia ligjore.
“Me datën 1 mars në Studeniçan është denoncuar se për një foshnje të moshës rreth 12 javë, e lindur në muajin dhjetor të vitit 2014, është thirrur ndihma e shpejtë. Rasti i dytë është më 3 mars, një foshnjë e lindur në muajin janar, e pranuar në spitalin e qytetit ku nuk ka dhënë shenja jete. Mjekët janë munduar ta kthejnë foshnjën në jetë, por pa sukses”, thuhet në raport.
“Për të dy rastet është konstatuar se vdekja nuk ka ardhur si pasojë e dhunës, por për shkak të sëmundjes, ndaj edhe trupat e dy foshnjave janë dhënë për ekspertizë mjeko-ligjore, me qëllim të zbulimit të shkaqeve të sakta të vdekjes”, deklaroi Liza Bendevska, zëdhënëse e Sektorit për Punë të Brendshme në Shkup.
Drejtori i Institutit për mjekësi ligjore, Aleksej Duma konfirmoi se një nga pistat e hetimit është vaksina.
“Javën e kaluar kishte kërkesë nga Gjykata për ekspertizë mjeko-ligjore të dy foshnjave të sapolindura. Analizat janë në rrjedhë. Kemi informata nga organet hetuese për veprimet operative, por ende nuk kanë përfunduar dhe nuk mund të dalim me konstatim të saktë për shkaqet e vdekjes”, tha Duma duke thënë se pista e parë e hetimit është vaksina.
ndryshe, në disa vende kjo lloj vaksine është nxjerr nga përdorimi. Ajo jepet kundër difterisë, tetanusit dhe pertusisit apo kollitjes. Doza e parë prej tre vaksinave jepet në muajin e katërt, pestë dhe të gjashtë të lindjes. Doza e dytë jepet në muajin e 16, ndërsa doza e tretë jepet në moshën 4 vjeçare. Doza e fundit e vaksinës jepet në moshën 14 vjeçare por kësaj radhe vetëm kundër difterisë dhe tetanusit.
E-Diaspora
-
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës Dan Morina vjen me një “Comedy Show” të radhës, ndërsa publiku në Zvicër pritet të argëtohet... -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi
Jeta në Austri
-
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç Austria do të ndalojë përdorimin e mediave sociale nga fëmijët nën 14 vjeç, sipas një marrëveshjeje... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja











