Kosova
Dy alpinistët nga Kosova largohen nga Antarktiku
Arianit dhe Mrika Nikqi tashmë nuk janë në rrezik për jetë në kontinentin e Antarktikut.
Dy alpinistët shqiptarë pas pushtimit me sukses të majës më të lartë të kontinentit të akullt Mount Vinson 4892 lmb, kishin arritur në kampin kryesor.
Edhe pse në kampin bazë do të duhej të qëndronin një apo dy ditë, moti nuk ishte në favor të tyre që të merrnin dritën e gjelbër për të fluturuar drejt Union Glacierit.
Pas përmirësimit të motit, sportistët dhe ekspedita e tyre tashmë janë nisur drejt Punta Arena Chile.
“Për të gjithë ju që keni pritur me durim, duke treguar dashuri, kujdesje dhe mbështetje, ndihemi të kënaqur të ju njoftojmë se pas 20 ditësh qëndrimi në Vinson Masiff, Mrika dhe i gjithë ekipi i alpinistëve i’a kanë dal me sukses jashtë Kampit Bazë, dhe janë nisur drejt Union Glacier natën e djeshme, prej nga do të fluturojnë jashtë kontinentit të ftohtë të Antarktikut drejtë Punta Arena Chile”, shkruan në njoftimin e shoqatës së alpinistëve të Gjeravicës, përcjell albinfo.ch
Gjatë ditës së sotme ata do të marrin edhe certifikatën e kompletimit të ekspeditës, të cilën ekipi do ta pranojë në Union Glacier.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Libri i Mira Kazhanit promovohet në Gjermani Në një atmosferë të ngrohtë dhe plot emocion, në Gjermani u mbajt promovimi i librit bestseller... -
Fjolla dhe Ardiana prezantojnë “Vajzë”, një urë mes Kosovës dhe Zvicrës -
USA
Kur ëndrrat nuk njohin kufij, rrugëtimi akademik i Albulena Ukës -
Në Stokholm, Lea Ypi sjell rrëfimin e ri mbi lirinë dhe identitetin shqiptar -
Në Berlin u prezantua romani “ë” i autores Jehona Kicaj
Jeta në Austri
-
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri Rita Ora gati për skenën e madhe në Alpet austriake... -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025











