Shqipëria
Durrësi, më i nxehti, por cilat do të jenë pasojat
Nxehtësia ekstreme në qytete ul produktivitetin dhe rrit sëmundjet sipas Bankës Botërore duke sjellë efekt mjaft negative në zhvillimin ekonomik
Frekuenca dhe intensiteti i nxehtësisë ekstreme është rritur me shpejtësi që nga 1990 në Ballkanin Perëndimor sipas Bankës Botërore.
Këto fenomene regjistroheshin në tre ditë gjatë viteve 90’, ndërsa në periudhën 2011 – 2020 kanë arritur të regjistrohen në 40 ditë në vit me rritje 14-fish brenda dy dekadash, transmeton albinfo.ch.
Banka Botërore ka parashikuar se deri në 2040-tën Durrësi do të jetë qyteti që do të përjetojë më shumë fenomenin e valëve të nxehtësisë ekstreme.
Në matjet që ka bërë Banka Botërore numri i valëve të të nxehtit pritet të përbëjë deri në 80% të muajve të verës në një botë që pritet të jetë mesatarisht 4 gradë Celsius më e ngrohtë, ndërsa temperatura mesatare e verës do të rritet me një mesatare 7.5 gradë Celsius në krahasim me nivelet para-industriale.
Edhe kryeqytetet e rajonit nga kampioni i matur pritet të vuajnë nga fenomeni i nxehtësisë ekstreme.
Përveç valëve të të nxehtit, qytetet në Ballkanin Perëndimor vuajnë edhe nga e ashtuquajtura pabarazia termike, ku në zonat më pak urbane ka një diferencë temperature nga 4 – 6 gradë celsius.
Sipas BB kjo vjen për shkak të densitetit të lartë të sipërfaqeve të ndërtuara, si trotuaret e asfaltit dhe sipërfaqeve të ulëta të jeshilta, shkurreve dhe mbulesave të pemëve. Nxehtësia ekstreme në qytete ul produktivitetin dhe rrit sëmundjet sipas Bankës Botërore duke sjellë efekt mjaft negative në zhvillimin ekonomik.
Sipas Bankës Botërore për të përmirësuar situatën duhet të bëhen ndërhyrje të gjera fizike ku përmendet rritja e mbulesës së hijes dhe pakësimi i përdorimit të materialeve që ruajnë nxehtësinë si betoni dhe asfalti.
E-Diaspora
-
Hanover
Hannover Airport dhe ADAC korrigjojnë emërtimin e vendbanimeve të Kosovës Hannover Airport dhe ADAC njohin Kosovën si shtet të pavarur pas ndërhyrjes së Ambasadës... -
Ansambli “Arbëresha” festoi 22 vjetorin e themelimit -
Policia bastis një klub shqiptar për shkak të lojërave ilegale të fatit -
Rumani
Sopranoja Besa Llugiqi debuton në Operën Shtetërore të Bukureshtit -
Itali
Tragjedi në Itali, fqinji rrëfen si u gjetën të pajetë katër anëtarët e familjes shqiptare
Jeta në Austri
-
75,000 euro të marra nga kasaforta në Vjenë, vjedhja e shpikur Dy burra u arrestuan pafajësisht, një vjedhje me thyerje u sajua. Tani sistemi i drejtësisë po... -
Raporti i Eurostat: Çmimet e shtëpive në BE janë rritur me 53% që nga viti 2010 -
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale













