Integrimi
Duartrokitet gjatë fjalimi i shqiptarozviceranit Etrit Hasler për 1 Gushtin
"Zvicra nuk është saktësia, as djathi zviceran, as orët dhe as malet, por njerëzit. Jemi ne, ju dhe unë..."
„Ne jemi Zvicra. Ju dhe unë. Nuk është saktësia, as djathi zviceran, as orët dhe as malet, por njerëzit. Jemi ne, ju dhe unë. Fuqia e një populli matet me mirëqenien e më të dobtëve”, shkruan tagblatt.ch. E rreth asaj se çfarë do të thotë kjo saktësisht, ne mund të debatojmë nesër sërish“, ka theksuar Etrit Hasler në fjalën e tij të mbajtur për nder të 1 Gushtit në Amriswil dhe ka korrur duartrokitje jashtëzakonisht të gjata nga publiku.
Politikani, gazetari dhe slam-poeti i njohur zviceranoshqiptar, Etrit Hasler është i njohur për lehtësinë me të cilën flet edhe për temat më të rënda dhe për faktin se e thotë pa hezitim atë që e mendon, transmeton albinfo.ch.
Dhe në Amrisswil ai ka mbajtur një fjalim të denjë që i ka sjellë jo vetëm vëmendje por edhe miratim dhe mirënjohje. Folësi është shprehur i habitur që Amriswili e ka ftuar pikërisht atë, një person të shpallur botërisht si shqiptar, që të mbajë një fjalë për manifestimin e 1 Gushtit, festës më të madhe nacionale të Zvicrës. Ai ka folur mbi vlerat, mosmarrëveshjet dhe forcën e popullit.
Etriti thotë se ndjen shpesh shprehje armiqësie dhe arrogancë. „Kam takuar shumë njerëz që janë paksa më të mirë se unë. Por ata që thonë për veten se janë më të mirë, nuk i takojnë atij rrethi“, ka thënë ai, përcjell albinfo.ch.
Oratori virtuoz ka folur edhe për përparësinë e festimit të 1 Gushtit. „Nuk ka asnjë arsye për të mos e festuar 1 Gushtin. Në këtë ditë politikanët nuk përleshen“.
Etrit Hasler ështe deputet në Parlamentin e Kantonit të St. Gallenit, nga Partia Socialdemokrate dhe kandidat i kësaj partie për deputet nacional. Ai është i biri i një mjeku shqiptar dhe një gazetareje zvicerane.
E-Diaspora
-
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë Mërgata kosovare në Zvicër po dëshmon edhe këtë herë interes të lartë për procesin zgjedhor në... -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste











