Integrimi
Duan t`i shesin heroinë policit, bien në kurth dy kosovarët
Dy shtetas të Kosovës me qëndrim në Austri janë kapur nga policia pasi që kanë dashur t`i shesin policit (të maskuar si civil) 800 gramë drogë të tipit heroinë
Dy kosovarët kanë shkelur në “dërrasë të kalbët” kur kanë provuar të shesin 800 gramë heroinë një personi duke menduar se ai është një klient potencial. Personi në fjalë qëlloi të jetë polic i veshur civil, i angazhuar pikërisht për ndjekjen e tregtisë me drogë. Dy kosovarët ia kishin ofruar atij drogën me çmim më të lirë, gjegjësisht 18 mijë euro ndërkohë që policia ka konstatuar se “malli” i ofruar kishte kualitet shumë të lartë dhe mund të kushtonte 50 mijë deri në 60 mijë euro në treg të lirë.
Policia u kishte rënë në gjurmë dy dilerëve pasi që kishte marrë informata se një 35 vjeçar nga Kosova me banim në Pongau ishte i përfshirë në tregti të drogës. Nga fillimi i tetorit atë e kishte vizituar disa herë një bashkëvendës i tij 39 vjeçar, i vendosur në St. Johann. Polici në rol hetuesi ia kishte dalë të vendoste kontakte me të dytë dhe dalë nga dalë të fitonte besimin e tyre, shkruan diepresse.at. Ky besim u kurorëzua me ofertën që i bënë ata për shitjen e 800 deri 1000 gramëve heroinë në vlerë prej 18 mijë eurove. Po ashtu ata i kanë ofruar policit edhe biznese të tjera për të ardhmen.
Pranim-dorëzimi i heroinës ishte planifikuar të bëhej pasditen e 13 tetorit në një parking të një qendre tregtare në Wals. Aty po prisnin policët e njësitit të komandove Cobra, të cilët arrestuan dy kosovarët. Më i vjetri prej tyre e ka pranuar veprën, duke përmendur varësinë nga droga dhe problemet financiare si motive. Ai ka qenë edhe më parë i dënuar në Zvicër. 35 vjeçari nuk e ka pranuar veprën. Të dy ata janë dërguar në burgun për hetime në Salzburg.
E-Diaspora
-
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë Mërgata kosovare në Zvicër po dëshmon edhe këtë herë interes të lartë për procesin zgjedhor në... -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste











