Integrimi
Dua ta sjell familjen time në Zvicër: Çfarë duhet të bëj?
Do të jepen informacione lidhur me të drejtën e të huajve, marrëveshjet për lirinë e lëvizjes që ka Zvicra me shtetet të tjera dhe lidhur me integrimin e pjesëtarëve të familjeve të cilët do të silleshin në Zvicër për bashkim familjar etj.
Ti jeton në Bernë dhe dëshiron të sjellësh familjarë tu nga vendi i prejardhjes. Cilat janë kushtet dhe kriteret që duhet të plotësosh për ta realizuar këtë të drejtë? Për këto dhe çështje tjera mund të informoheni në mbrëmjen informative që mbahet të mërkurën, më 25 tetor në Bernë.
Në këtë tubim mund të marrin pjesë edhe ata që duan të informojnë të tjerët lidhur me bashkimin familjar. Aty do të jepen informacione lidhur me të drejtën e të huajve, marrëveshjet për lirinë e lëvizjes që ka Zvicra me shtetet të tjera dhe lidhur me integrimin e pjesëtarëve të familjeve të cilët do të silleshin në Zvicër për bashkim familjar.
Në veçanti, aty do të sqarohet se çfarë do të thotë bashkimi familjar për shtetasit e vendeve të BE-27 dhe të EFTA-s, pastaj se çfarë nënkuptohet me bashkimin familjar në rastet e shtetasve të vendeve të treta, si mund ta gjendet një kurs për mësimin e gjuhës për familjarët që sillen nga jashtë etj.
Takimi zhvillohet në gjuhën gjermane, pjesëmarrja është pa pagesë dhe paraqitja paraprake nuk është e nevojshme. Ata që duan përkthim në ndonjë gjuhë tjetër, duhet të paraqiten një javë para mbajtjes së takimit.
Aktiviteti organizohet nga Kompetenzzentrum Integration, Bern, Drejtoria për Arsim, punë sociale dhe sport. Ai fillon nga ora 19, në adresën Le Cap │ Französische Kirche │ Predigergasse 3.
Info rreth ngjarjes
- Data e fillimit25 Tetor 2017
- Ora19:00
- LokacioniBernë
- Data e përfundimit22 Tetor 2017 - 13:00
E-Diaspora
-
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios E reja kosovare përfundon me sukses studimet në Universitetin e Tokios, duke u shndërruar në një... -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit












