Literaturë
Dua Lipa zbulon librin e muajit për shkurt 2026: “The Son Of Man”
Dua Lipa rekomandon librin e muajit shkurt “The Son Of Man”, një roman i errët dhe tronditës
Këngëtarja me famë botërore Dua Lipa ka ndarë me ndjekësit e saj librin e përzgjedhur për muajin shkurt 2026, në kuadër të rubrikës së saj të leximit mujor. Këtë herë, ajo ka rekomanduar romanin “The Son Of Man” të shkrimtarit francez Jean-Baptiste Del Amo, një vepër e thellë psikologjike që trajton trashëgiminë e dhunës dhe traumës ndërbreznore, shkruan TheService95, përcjell albinfo.ch.
Në përshkrimin e saj, Dua Lipa tregon se romani nis me rikthimin e papritur të një burri në jetën e një gruaje dhe djalit të tyre të vogël, pas një mungese të gjatë dhe të pashpjeguar. Sjellja e tij paraqitet që në fillim si shqetësuese – e egër dhe e paparashikueshme – ndërsa tensioni rritet kur ai këmbëngul që familja të udhëtojë drejt Les Roches, një shtëpi e braktisur në male.
Më vonë zbulohet se kjo shtëpi është vendi ku burri kishte kaluar një adoleshencë të dhunshme, nën hijen e një babai brutal dhe të çrregullt mendor. Dua Lipa e krahason atmosferën e romanit me filmin “The Shining”, duke theksuar se edhe përfundimi i librit është po aq dramatik dhe tronditës.

“Duhet t’ju paralajmëroj: ky është një libër i errët, edhe sipas standardeve të mia. Por megjithatë, ka edhe një bukuri të vërtetë brenda tij,” shkruan ajo, duke vlerësuar gjuhën kinematografike dhe poetike të autorit, si dhe përkthimin e shkëlqyer në anglisht nga Frank Wynne.
Sipas Dua Lipës, Jean-Baptiste Del Amo arrin të pasqyrojë me mjeshtëri mënyrën se si dhuna mund të përcillet nga një brez në tjetrin – veçanërisht nga baballarët te bijtë – ndërsa shpresa e vetme që ofron romani qëndron në thyerjen e këtij cikli.
“E lexova pa u shkëputur asnjë moment dhe ende po mendoj për këtë familje të brishtë dhe trashëgiminë e traumës së trashëguar,” përfundon ajo.
Me “The Son Of Man”, Dua Lipa sjell një tjetër zgjedhje të guximshme dhe të thellë letrare, duke vazhduar angazhimin e saj për promovimin e letërsisë bashkëkohore përmes leximeve mujore. /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Londër
Akademia Ballkanike e Pianos bëhet pjesë e sistemit prestigjioz Trinity College London Partneriteti ndërkombëtar hap mundësi të reja për studentët në Kosovë dhe rajon... -
Londër
Në Londër hapet ekspozita “Metamorph” e artistes Gabi Pallaska -
Cyrih
Festa e Fitër Bajramit bashkoi besimtarët shqiptarë në Cyrih -
SHBA
Astronomja nga Kosova, Pranvera Hyseni, fiton çmim prestigjioz në SHBA -
Aksidenti tragjik në Vjenë: Kompania e ndërtimit fshin gjurmët pas vdekjes së tre kosovarëve
Jeta në Austri
-
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja Çiklistja, një grua 60-vjeçare austriake pësoi lëndime të rënda dhe u dërgua me ambulancë në Spitalin... -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit -
Aksidenti tragjik në Vjenë: Kompania e ndërtimit fshin gjurmët pas vdekjes së tre kosovarëve -
Austri
“Dëgjova britmat e punëtorëve dhe pastaj sirenat”, si ndodhi aksidenti fatal në Vjenë












