Muzikë
Dua Lipa u tregon amerikanëve disa nga bestytnitë e shqiptarëve
Këngëtarja kosovare me famë botërore, Dua Lipa në një lidhje direkte për emisonin amerikanë, tregoi disa nga bestytnitë e shqiptarëve, transmeton albinfo.ch.
Ajo ishte e futar online, në një intervistë për Jimmy Kimmel për të diskutuar pak më shumë për gjashtë nominimet “Grammy”.
Në intervistë, këngëtarja edhe njëherë mohoi thashethemet për një shtazëni duke sqaruar se e gjitha ishte një keqkuptim.
Më pas Jimmy Kimmel e pyet se sa e emocionuar është që do të performojë në “Grammy” dhe nëse është ndopak supersticioze. Lipa pohon se deri në një masë edhe është kjo ndoshta edhe për faktin se është shqiptare. “Vjen me territorin”, thotë ajo.
nga ana tjeter, Kimmel kërkon që ajo të ndajë disa nga supersticionet që ajo dhe familja e saj kanë duke pranuar se edhe ai është pak.
“Në familjen time ka supersticione të tilla si: Mos hidh plehrat natën, mos laj rrobat ditën e premte, nëse të kruhet hunda do bëhesh me nerva dhe duhet të prekësh prapanicën tre herë që mos të ndodhë”, thotë ajo duke qeshur.
“Nëse të kruhet dora e majtë do marrësh para, nëse të kruhet dora e djathtë do humbasësh para”.
Më pas ajo shton, “Në mënyrë që të mos kapë syri i keq për ndonjë ditë të veçantë të jetës tënde, duhet të veshësh të brendshmet mbrapsht”.
Më poshtë mund të ndiqni të plotë intervistën e Dua Lipës në “Jimmy Kimmel Live”. /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita Ka themeluar dhe drejton një kompani me dy shtëpi për të moshuar. Albinfo.ch e ka zgjedhur... -
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë












