Lajme
Dua Lipa drekon në restorantin shqiptar “Çka ka qëllu” në Nju-Jork
Dua Lipa e mbyll vitin e suksesshëm në restorantin shqiptar “Çka ka qëllu” në Nju-Jork. Ajo ka arritur të fitojë tri çmime vetëm në një mbrëmje, dy në Spanjë dhe një në Francë, shkruan albinfo.ch.
Lipa ka arritur të rrëmbejë çmimet “Albumi ndërkombëtar më i mirë” dhe “Artistja ndërkombëtare më e mirë” në “Los Mucis Awards 2020” në Spanjë. Gjithashtu arriti të rrëmbejë çmimin “Artistja ndërkombëtare femër” në “NRJ Music Awards”, Francë.
Këngëtarja e mirënjohur e skenës botërore këtë fundvit ka zgjedhur të drekojë sërish me të dashurin dhe miq të saj në restorantin e famshëm shqiptar në Bronx New York që mban emrin “Çka ka qëllu”, të Ramiz Kukaj. Duhet theksuar se ky restoran kohë më parë nga “The New York Times” u shpall një nga 10 restorantet e reja më të mira njujorkeze, shkruan tutje albinfo.ch.
Sot bëhen 3 vjet që ‘Çka ka qëllu’ hapi dyert për herë të parë, me synimin për të shfaqur kulturën shqiptare në Shtetet e Bashkuara.
“Jemi të bekuar që mbështetemi nga njerëz kaq të mrekullueshëm dhe frymëzues që kanë arritur sukses të madh, ndërsa ende i kujtojmë rrënjët e tyre. Një nga këta njerëz është Dua Lipa! Faleminderit si gjithmonë që na tregoi mbështetjen e saj, dhe vazhdimisht na bëri krenarë të gjithëve me suksesin e saj. Ajo është me të vërtetë një dritë dhe ne jemi gjithmonë të nderuar që e kemi ndaluar”, është shprehur stafi i këtij restoranti. /Albinfo.ch



Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios E reja kosovare përfundon me sukses studimet në Universitetin e Tokios, duke u shndërruar në një... -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit













