Muzikë
Dua Lipa, në “Sanremo 2020”
Këngëtarja me famë botërore, Dua Lipa do të jetë e pranishme në festivalin më prestigjiozë në Itali
Duke qenë se festivali më i vjetër në Evropë, njëherësh një nga më prestigjiozët e më të njohurit në këtë kontinent, “Sanremo”, duket se do ta ketë më të madhe se kurrë prezencën e shqiptarëve në edicionin e sivjetmë, përcjell albinfo.ch.
Sipas mediave shqiptare, thuhet se në këtë event është përzgjedhur edhe prezantuesja e mirënjohur dhe shumë e suksesshme shqiptare, Alketa Vejsiu, në mesin e emrave prezantues të edicionit të sivjetmë të festivalit italian me traditë shumëvjeçare, shkruan tch.
Nga ana tjetër, duhet theksuar se sipas mediave britanike, kanë raportuar edhe për një tjetër emër të njohur shqiptar, që do të jetë e ftuar speciale në “Sanremo 2020” – dhe ajo është këngëtarja shqiptare me renome ndërkombëtare, Dua Lipa, shkruan ANSA Italia.
Pra, është bërë e ditur se “Pop ylli kosovaro-britanik, Dua Lipa dhe prezantuesi veteran italian, Johhny Dorelli, do të jenë në mesin e të ftuarve në Festivalin e Këngëve të këtij viti në Sanremo”, tha nikoqiri Amadeus, duke prezantuar edicionin e këtij viti të konkursit popullor të martën. /Albinfo.ch

E-Diaspora
-
“Jam shqiptare”, këngëtarja e famshme turke Simge Sağın zbulon origjinën nga Peja Këngëtarja turke Simge Sağın tregon origjinën shqiptare dhe bën shqiponjën (Video) ... -
Dy shqiptarë arrestohen pas ndjekjeje të rrezikshme në autostradën A15 në Itali -
Itali
Projekti “Biblioteka shqip” pasuron bibliotekat në jug të Italisë me libra në gjuhën shqipe -
Pikat kufitare: Pritje jo më të gjata se 20 minuta për të dalë nga Kosova -
Chair Airline nis fluturimet direkte Vlorë-Cyrih
Jeta në Austri
-
Festat zyrtare austriake dhe pushimet shkollore për vitin 2026 Festat zyrtare të Austrisë 2026 dhe pushimet shkollore të Vjenës 2025/26. Kalendari i plotë me... -
Ekspertët kosovarë që shkëlqejnë në Evropë: Dr. MDSc Genc Zenunaj pjesë e rastit të parë “Guided Quad Zygoma” LUMC, Holandë -
Vjenë: Procesi i votimit në ambasadë po vazhdon në mënyrë të rregullt -
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja













