Muzikë
Dua Lipa kujton jetën e saj si refugjate në “W Magazine”
Dua Lipa së fundmi ka pozuar për kopertinën e “W Magazine”. Në një intervistë për revistën e mirënjohur, ajo ka folur rreth largimit nga vendlindja, Kosova, si dhe sfidat e emigrimit në rrugëtimin e familjes së saj në Mbretërinë e Bashkuar, përcjell albinfo.ch.
Këngëtarja e njohur shqiptare, Dua Lipa, është aktive në industrinë e muzikës. Gjatë periudhës së izolimit, ajo publikoi albumin e saj “Future Nostalgia”, i cili ka rezultuar tepër i suksesshëm.
Ndërsa këtë muaj Dua ka pushtuar kopertinën e revistës së famshme, W Magazine.
Ajo ka dhënë një intervistë, në të cilën është rrëfyer për karrierën dhe jetën si emigrante.
“Ajo vjen nga një familje “shumë liberale” e muzikantësh (babai i saj ishte këngëtar i grupit ODA, një grup kosovar i muzikës ‘rock’) dhe akademikë (gjyshi i saj ishte një historian), dhe u rrit kryesisht në Londër, por gjuha e saj e parë është shqipja, dhe ajo është vajzë e refugjatëve”, ka shkruar revista e njohur për këngëtaren.
“Në vitin 1992, tre vjet para lindjes së saj, familja e saj u dëbua nga qyteti i lindjes së tyre, Prishtinë, nga forcat nën drejtimin e presidentit serb Slobodan Milosevic. Në kohën kur familja Lipa u rikthye në vendlindje në vitin 2006, kur Dua ishte 11-vjeçare, Kosova kishte duruar një luftë që rezultoi me mijëra vdekje civile, shpërngulje masive të popullsisë dhe krime lufte, për të cilat u akuzuan më vonë një numër zyrtarësh, përfshirë Millosheviçin në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë”, vazhdon më tej shkrimin W Magazine.
“Prindërit e mi gjithmonë ëndërronin të ktheheshin në Kosovë”, ka thënë Dua Lipa.
“Unë mendoj se një gjë që njerëzit nuk e kuptojnë, veçanërisht me situatën e refugjatëve për momentin, është se thjesht askush nuk largohet nga vendlindja, përveç nëse dëshiron të kujdeset për familjen e tyre ose janë në kohë krize”, ka thënë më tej këngëtarja.
Kjo nuk është hera e parë që Dua flet për origjinën e saj, në intervista të ndryshme ajo është shprehur se ndjehet krenare për rrënjët e saj.
E-Diaspora
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Vdekja e 19 vjeçarit shqiptar në Londër në vendin e punës, reagon familja e tij -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes, -
Itali
Përplasje fatale në Itali: 30-vjeçari shqiptar qëllohet për vdekje pas një sherri
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit













