Muzikë
Dua Lipa: Kosova ka përcaktuar atë që jam sot
“Dua Lipa është e ardhmja e muzikës pop” shkruhet në revistën amerikane ELLE, ku Dua është në kopertinën e muajit maj.
Në një intervistë me shkrimtaren dhe redaktoren Lauren Levy, Dua rrëfen mbi disa nga sukseset e fundit, planet për të ardhmen, duke përmendur gjithashtu edhe vendlindjen, transmeton KP, përcjell albinfo.ch.
Dua thekson se për të “është shumë e rëndësishme që të punojë për fuqizimin e grave në muzikë”. Sipas Duas, frymëzimi dhe ndikimi tek masa është një pjesë thelbësore e muzikës si art.
Sigurisht që siç ndodh në shumicën e intervistave, nuk mund të mungonte pyetja në lidhje me origjinën e saj.
“Kosova ka përcaktuar atë që jam sot. Kur je nga Kosova ose Shqipëria krijohet një strereotip për ty. Në filma shqiptarët portretizohen me mafian. Po përpiqemi të ndryshojmë mënyrën si njerëzit e shohin vendin tonë”, u shpreh Dua Lipa, përcjell albinfo.ch.
Të ngjashme
Të tjera nga Muzikë
E-Diaspora
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Vdekja e 19 vjeçarit shqiptar në Londër në vendin e punës, reagon familja e tij -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes, -
Itali
Përplasje fatale në Itali: 30-vjeçari shqiptar qëllohet për vdekje pas një sherri
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit














