Lifestyle
Dua Lipa jep një lajm për festivalin “Sunny Hill” në Kosovë
Parku i kryeqytetit të Kosovës, Gërmia, do të jetë nikoqir i edicionit më të ri të festivalit “Sunny Hill”.
Ky i fundit organizohet nga babai i këngëtares së famshme shqiptare, Dua Lipës, Dukagjinit, i cili edhe vetë ka qenë dikur këngëtar i grupit “ODA”.
Tashmë kanë dalë në shitje biletat e festivalit, të cilën gjë e ka bërë të ditur Dua përmes rrjeteve sociale.
Megjithatë, pos 23-vjeçares që do të jetë në Kosovë, nuk është bërë e ditur se kush do të performojë këtë vit në Prishtinë, shkruan telegrafi, përcjell albinfo.ch.
Në fakt, Dua do të jetë vetëm si spektatore dhe se këtë vit nuk do të këndojë ndonjë këngë në festival.
Ndryshe, vitin e kaluar, përveç Lipës, pjesëmarrës ishin edhe DJ i famshëm Martin Garrix, reperi Action Bronson dhe Gashi.
E-Diaspora
-
Revista e manifestimit “Kurora e Lirisë”, një publikim që sjell standard të ri Kjo revistë përfaqëson një ndër botimet e para të këtij niveli, e cila sjell një format... -
Two.jobs sjell inovacion në Social Media Recruiting në HR Festival Europe 2026 -
Në Bernë promovohet libri “Klithma” i autores Alketa Gashi-Fazliu -
Nga familja në shërbim të qytetit: çifti shqiptar zgjidhet në Këshillin Komunal të Yverdon-les-Bains -
Nesër në Bernë: Ejani në manifestimin “Kurora e Lirisë”
Jeta në Austri
-
Vjenë
Vjenë: Nis regjistrimi i nxënësve për mësimin plotësues në gjuhën shqipe për vitin shkollor 2026/2027 Afati i aplikimit për prindërit shqiptarë në shkollat publike austriake është i hapur deri më 31... -
Vjenë: Ndryshim i rregullave të parkingut, ministria del me njoftim -
Ortopedi shqiptar Dr.Leonard Ndue, në shërbim të mijëra pacientëve në Vjenë -
Martesat dhe divorcet shënuan rënie në Austri gjatë vitit 2025 -
Austri
Nuk u vlerësua nga juria, por kënga e Sidrit Vokshit bëhet hit ne Austri













