Muzikë
Dua Lipa befason me këngë në gjuhën e vendeve ku këndon
Flet anglisht. Shqipen e ka në gjak. Me spanjishten ia del më shumë se mirë. Frëngjishtja i rrjedh natyrshëm. Gjermanishtja? Edhe ajo s’është pengesë. Dhe nëse gjuhët janë dritaret drejt botës, Dua Lipa duket se i ka hapur të gjitha, shkruajnë mediat birtaneze, përcjell albinfo.ch.
Dua është më shumë se një emër i madh në muzikën botërore është një fenomen kulturor që sfidon kufijtë dhe stereotipet, që performon me energji të pangatërrueshme dhe komunikon me një univers të tërë, pa pasur nevojë për përkthyes.
Sot, ajo është në qendër të vëmendjes jo vetëm për hitet si Levitating, One Kiss apo Houdini, por për një element të ri që po kthehet në markën e saj: surprizat lokale. Në çdo qytet ku ndalet gjatë turneut botëror, Dua Lipa i dedikon një moment të veçantë një artisti vendas dhe e bën këtë në gjuhën e vendit, me ndjeshmëri dhe mjeshtëri.
Në Australi, është ngjitur në skenë me këngët e Kylie Minogue, Natalie Imbruglia, Tame Impala dhe AC/DC. Në Zelandën e Re, ka kënduar Lorde. Në Spanjë, Enrique Iglesias dhe Manu Chao. Në Gjermani, ajo ngjalli nostalgjinë me Scorpions. Dhe në Francë, arriti kulmin me një trilogji që ndezi rrjetet sociale: Indila me “Dernière danse”, Daft Punk me “Get Lucky” dhe Alizée me “Moi Lolita”.
Kjo qasje e ka kthyer në një sensacion të ri digjital. Video të fansave që reagojnë mes emocioneve dhe krenarisë për këto homazhe të papritura, po qarkullojnë viral në rrjet. Komentet janë të pafundme. Epitetet po ashtu. “Dualingo” e quajnë tani, një lojë fjalësh me aplikacionin për të mësuar gjuhë, Duolingo. Dhe me të drejtë: Dua nuk është vetëm një yll që këndon, por një artiste që dëgjon, vëzhgon, nderon.
Më 7 qershor, Dua Lipa mbërrin në Milano për koncertin e radhës. Tifozët italianë presin me ankth çfarë do të sjellë në skenë? A do të jetë një këngë e Mina-s, një hit i Gianna Nannini-t, apo ndoshta diçka e papritur nga repertori i Adriano Celentano-s?
Një gjë është e sigurt: çfarëdo të zgjedhë, Dua do ta bëjë të vetën. Sepse ajo nuk është thjesht një zë që dëgjohet është një frymë që ndihet, që bashkon dhe që, në çdo gjuhë, tingëllon njësoj bukur.
Të tjera nga Muzikë
E-Diaspora
-
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës Dita Kombëtare e Diasporës shënohet në Bernë me studentët shqiptarë... -
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës -
Dr. Përparim Limani në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau -
Diaspora ka dërguar 310 milionë euro në Maqedoninë e Veriut gjatë vitit të kaluar -
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste









