Shkurt.ch

Druri i rrëzuar nga stuhia, godet për vdekje vajzën 12 vjeçe

Në Bönigen afër Interlakenit një vajzë 12 vjeçe  deri sa ishte në një tendë, është goditur nga një pemë që po rrëzohej

Moti i lig që ka mbretëruar ditëve të fundit në Zvicër, ka marrë sot edhe viktimën e parë. Në Bönigen afër Interlakenit një vajzë 12 vjeçe  deri sa ishte në një tendë, është goditur nga një pemë që po rrëzohej. Siç bën të ditur Policia e Kantonit të Bernës, vajza nga Letonia ka vdekur nga lëndimet e rënda që ka marrë me këtë rast.

Lëndime nga kjo goditje ka pësuar edhe një grua, njofton srf.ch.

Aksidenti i rëndë ka ndodhur në orët e hershme të mëngjesit të sotëm. Sipas njoftimeve të para, nga stuhia e fortë ishin rrëzuar katër drurë, njëri prej të cilëve ka goditur tendën, transmeton albinfo.ch. Aty, në momentin tragjik krahas vajzës kishin qenë edhe një burrë dhe një grua. Kjo e fundit është dërguar me autoambulancë në spital. Po ashtu për kontroll në spital kishte shkuar edhe burri.

Policia Kantonale e Bernës ka nisur hetimet për sqarimin e rrethanave të aksidentit.