E-Diaspora
Driton Idrizi, mësuesi i suksesshëm shqiptar në Zvicër
Driton Idrizi është një tjetër shqiptar i suksesshëm në Zvicër. Me prejardhje nga Maqedonia, Idrizi është mësues i shkollës së mesme në fshatin Sigriswil të kantonit të Bernës.
Në një intervistë për “Swissinfo.ch”, Idrizi ka treguar rrugëtimin e tij drejt bërjes mësimdhënës. Ai ka thënë se shkolla e mesme ishte e vështirë për të dhe ishte gati të largohej, për shkak të racizmit që kishte përjetuar.
“Për mua shkolla e mesme ishte hera e parë kur u përballa me racizmin. Kjo nënkupton se unë pata nota të dobëta dhe isha shumë afër që të largohesha nga shkolla. Andaj nisa të takohesha me tutorin tim, Marti. Ai më ndihmoi të kthej motivin dhe energjinë time prapë. Pas kësaj vendosa që edhe unë të bëhesha mësues dhe për nxënësit e mi njëjtë si Marti që ishte për mua”, ka thënë Idrizi, transmeton Albinfo.ch.
Në këtë intervistë, Idrizi ka folur edhe për prejardhjen e tij duke treguar se shqiptarët në përgjithësi nuk i drejtojnë fëmijët drejt profesioneve si mësimdhënës.
“Ne kemi presion nga prindërit tanë që të bëhemi doktorë apo juristë. Ata mendojnë se nuk do të keni perspektivë me një profesion si mësues”, ka shpjeguar ai.
Në fshatin rural të Sigriswilit nuk ka qytetarë të huaj dhe dalja e Idrizit si mësues atje kishte shkaktuar edhe habi te qytetarët. Ai ka treguar se kishte parë paragjykime, por thotë se ka arritur t’i menaxhojë ato.
Idrizi po ashtu ka treguar se kur ishte më i ri kishte nisur të merrej me biznes dhe të ndiqte shkollën për biznes, pasi që babai i tij e kishte drejtuar andej sepse nuk i kishte pëlqyer që i biri të bëhej mësues.
“E kuptova se nuk më takon të jem pjesë e ndonjë kompanie avokatie apo diçka tjetër. Thjesht e ndoqa zemrën sepse në zemër kisha dëshirën e zjarrtë për t’u bërë mësues”, ka shtuar ai.
Të tjera nga E-Diaspora
E-Diaspora
-
Gjermani
Lionela Jakaj në finalen e “The Voice Kids”, 14-vjeçarja shqiptare synon fitoren në Austri Finalja e madhe zhvillohet të premten më 3 prill në ora 20:15, ku fituesi do të... -
Suedi
Muaji i Frankofonisë në Stokholm shënohet me aktivitete kulturore nga Ambasada e Kosovës -
Spanjë
Orkestra “Amadeus” triumfon në Spanjë, fiton çmimin kryesor “Grand Prix” -
Londër
Hapet shkolla e dytë shqipe në Manchester -
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati
Jeta në Austri
-
Udhëheqësit austriakë shtyjnë përpara reformën në shëndetësi Austria përshpejton bisedimet për reformën shëndetësore, duke synuar një drejtim të unifikuar të pacientëve dhe një... -
Gjermani
Lionela Jakaj në finalen e “The Voice Kids”, 14-vjeçarja shqiptare synon fitoren në Austri -
Afër Pashkëve, 8,300 lepuj ngordhin në trafikun rrugor në Austrinë e Poshtme -
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“













