Kosova
Drejtori i Policisë: Personat e tjerë të dyshuar për sulmin e së dielës kanë arritur të largohen në këmbë
Personat e tjerë të dyshuar për sulmin e ditës së diele në Banjskë të Zveçanit, të cilët nuk janë neutralizuar e as arrestuar, kanë arritur të largohen në këmbë, ka thënë në konferencën e sotme, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha.
Ai ka bërë të ditur se sulmuesit i kanë lënë prapa automjetet e tyre të përdorura gjatë sulmeve ndaj Policisë së Kosovës, përcjell albinfo.ch.
“Personat tjerë të dyshuar, që bazuar në pamjet e siguruara mund të ishin rreth 30 persona, kanë arritur të largohen në këmbë nga hapësirat brenda dhe përreth Manastirit të Banjskës, duke lënë prapa automjetet e tyre, që gjatë ekzaminimit në vendin e ngjarjes rezulton të jenë 24 automjete, një mjet i blinduar si dhe dy motorë me katër rrota”, ka thënë ai.
Hoxha ka deklaruar se ky është operacioni më i madh dhe më i rëndësishëm që nga paslufta për institucionin të cilin e drejton.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës Dan Morina vjen me një “Comedy Show” të radhës, ndërsa publiku në Zvicër pritet të argëtohet... -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi
Jeta në Austri
-
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç Austria do të ndalojë përdorimin e mediave sociale nga fëmijët nën 14 vjeç, sipas një marrëveshjeje... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja













